Futboll Seria A Sport

MPOSHT ROMËN “NË SHTËPI”/ “Zonja e Vjetër” ruan ecurinë e përkryer në Serie A

Juventusi e ka mposhtur Romën 1-0 në kryendeshjen e javës të shtunën në Torino, duke e ruajtur ecurinë e përkryer pa humbje në Serie A.

Kampioni në fuqi regjistroi fitoren e tetë radhazi pasi e mundi Romën 1-0 në “Allianz Stadium”, dhe e forcoi edhe më shumë epërsinë në krye të renditjes tabelore në ligën elitare italiane.

Pas 17 xhirosh, Genoa është skuadra e vetme që ia ka dalë t’i marrë pikë Juves, kur e ndali me barazim 1-1 para tetë javësh.

Kjo është ndeshja e gjashtë më radhë që “Zonja e Vjetër” e ruan portën e paprekur në ligë.

Juves iu deshën 35 minuta për ta thyer akullin, kur sulmuesi kroat Mario Mandzukic realizoi me kokë për 1-0.

Në një ndeshje fantastike por të kontrolluar nga vendasit, që edhe krijuan më shumë raste dhe patën më tepër goditje në drejtim të portës kundërshtare, Roma ishte e pafuqishme të shënonte.

Juventusi shënoi edhe një herë në minutën e fundit të kohës së rregullt, por goli i Diego Costas u vlerësuar i parregullt nga VAR-i.

Kampioni aktual Juventusi renditet i pari dhe i ka grumbulluar 49 pikë nga 51 të mundshme, një ecuri e përkryer rezultatesh.

Roma mbetet në vendin e 10 me 24 pikë.

Related posts

GOLI I KATËRT ME MILANIN/ Piatek nuk ka të ndalur (VIDEO)

Delo.autor

Shënoi 4 gola, kjo është nota e pabesueshme për Salah

Q.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso ul në stol blerjen e bujshme, ja këshillat për dy yjet e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment