Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ CARDIFF/ Rashford injoron Mourinhon: Ky është vetëm fillimi, ne do të…

Sulmuesi i ri i Manchester United, Marcus Rashford shënoi golin e parë të epokës së trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, pas largimit të Mourinho dhe pas fitores së thellë të “Djajve të Kuq” 5-1 ndaj Cardiff, beson se gjërat do të shkojnë edhe më mirë për ekipin nga “Old Trafford”. Sikurse raporton “Goal.com”, Rashford ka paralajmëruar tifozët se ka akoma shumë gjëra të mirë për të ardhur, pas ardhjes së norvegjezit në krye të pankinës.

Një hero gjatë kohës kur luante në “Old Trafford”, norvegjezi tashmë ka marrë detyrën e vështirë për të përmbysur ecurinë negative të Manchester United dhe ka shijuar një start ëndrrash, pasi debutoi me fitore të thellë 5-1 ndaj Cardiff, me Rashford që çeli goleadën e “Djajve të Kuq”, pasuar nga golat e Ander Herrera, Anthony Martial dhe dygolëshi i Jesse Lingard.

“Trajneri i ri kërkon prej nesh që të jemi pozitiv me topin dhe të shohim gjithmonë për hapësirat dhe boshllëqet. Ky ishte vetëm fillimi. Ne do të përmirësohemi edhe më shumë. Periudha e Krishtlindjes është shumë aktive, kështë që duhet të rikuperohemi dhe të sigurohemi se jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Duhet të vazhdojmë përmirësimin dhe të ngjitemi një nivel më sipër”, deklaroi Rashford. United mbetet në vend të 6-të, ndonëse ulën në 8 pikë distancën nga vendi i katërt, ku qëndron Chelsea.

Related posts

SFIDA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Befason Gatusso: Shoqëria nuk më ka kërkuar Championsin me….

Delo.autor

SHITJA E INTERIT/ Tjetër hap i Zhangut, presidenti zikaltër kontakton…

F.autor

“ËSHTË ARROGANT”/ Neymar kritikohet ashpër: S’ka nevojë të tallet me kundërshtarët!

Delo.autor

Leave a Comment