Futboll Kategoria Superiore Sport

“AIR ALBANIA” KTHEHET NË MAKTH/ Partizani merr vendimin drastik, ja ku do të luajë ndaj “Durrsakëve” (FOTO)

Partizani në kërkim të rrugëdaljes, pas humbjes së turpshme në derbin e madh të kryeqytetit (5-1). Të mërkurën, skuadra e Sormanit duhet të sfidojë Teutën, në kuadrin e javës së 25-të të Superiores. Kampionët kanë humbur terren në raport me kreun, por nuk pranojnë të dorëzohen për titullin. Kuptohet, kjo shpresë ushqehet vetëm me fitore në vazhdim, duke shpresuar që bardheblutë e të tjerët të gabojnë në pjesën e mbetur të kampionatit. Kthesa duhet të jetë bindëse dhe e menjëhershme, duke nisur nga përballja me Teutën.

Drejtuesit e “demave” duket se e shohin “Air Albania Stadium” si të mallkuar për ta, sepse në tri ndeshje aty nuk kanë fituar asnjë herë (dy humbje me Tiranën dhe një barazim me Bylis), ndaj kanë vendosur të luajnë në “Selman Stermasi”. Më konkretisht, më 4 mars, prej orës 17:00, Partizani do të sfidojë durrsakët në shtëpinë e Tiranës, aty ku është bujtës si pritës që prej edicionit të kaluar. Një “kostum” i vogël, në dukje, por që duket se i rri mirë për shtat Partizanit të… emrit të madh. Ky aktuali, edhe pse kampion në fuqi, ka treguar pak për emrin, historinë, investimin dhe pretendimet, duke i zhgënjyer tifozët e kuq.

➡️KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 25⚽FK PARTIZANI🆚KF TEUTA 🗓️E MËRKURË 4 MARS⏰ORA 17:00🏟️"SELMAN STËRMASI" #PërjetMeTyPartizan🔴

Gepostet von FK Partizani Albania am Montag, 2. März 2020

Related posts

E PAZAKONTË/ Messi do të shkojë në Kupën e Amerikës pa… skuadër

Delo.autor

PAS KUALIFIKIMIT NË ÇEREKFINALE PËR “EURO 2020″/ Ylli Sterling: Ju tregoj dy lojtarët më të mirë të Anglisë

Delo.autor

Panucci duhet të largohet nga Kombëtarja? Reagon presidenti i FSHF-së: Nuk vlen koha e llogoreve

Isa.Autor

Leave a Comment