Futboll Seria A Sport

MUND SPALIN NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” fitojnë pas 4 humbjesh rradhazi

Milani e ka mundur 2-1 Spalin të shtunën në San Siro, duke i dhënë fund ecurisë prej katër ndeshjeve radhazi pa fitore në Serie A, me golin e Gonzalo Higuainit që shënoi pas plot një muaji pa e gjetur rrjetën e portës kundërshtare.

Skuadra e Gennaro Gattusos po vinte tri barazime dhe një humbje në tri takimet e fundit në ligën elitare italiane, por goli i parë i sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain pas një muaji agjërimi, e ndërpreu këtë seri negative për kuqezinjtë.

Milani, që takimin e mbylli me 10 lojtarë pasi Susso u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë dy minuta para fundit, ngrihet në vendin e pestë me 31 pikë, një më pak se vendi i katërt, Lazio dhe një më shumë se Roma që renditet e gjashta.

Vendasit u zënë në befasi pas rreth një çereku lojë, kur Andrea Petagnia shënoi për 1-0, goditja e të cilit u devijua për ta mposhtur Donnarumman.

Reagimi i kuqezinjve ishte brilant, me Samu Castillejo që shënoi një gol të bukur tre minuta më vonë.

Pasi u fishkëllye në dy raste gjatë takimit, Higuain realizoi golin e fitores në minutën e 64-të, golin e tij të parë pas plot 322 minutave në Serie A.

Për argjentinasin ky ishte goli i gjashtë këtë sezon në ligën elitare italiane.

Milani mbeti me një lojtar më pak dy minuta para fundit, pasi Susso u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Spali ishte shumë pranë një barazimi dramatik, por këtë ia mohoi Giggi Donnarumma me pritjen e tij të jashtëzakonshme pas goditjes së Francesco Vicarit në minutën e fundit të kohës shtesë.

Milani tani grumbullon 31 pikë në vendin e pestë, teksa Spali mbetet i 16-ti me 17 pikë.

Related posts

“POKER” NDAJ NOVARËS/ Lazio gjysëmfinalistja e parë e Kupës

Delo.autor

Juventus kërkon Milinkovic-Savic, ofron parà dhe “yllin” kroat për serbin

Sadik.Autor

DETAJET E REJA/ Presidenti i Leisterit ishte në helikopter, vajza nuk ishte në…

Isa.Autor

Leave a Comment