Boks Sport

“NDESHJA E TITANËVE”/ Foreman e Tyson në mesin e LEGJENDAVE të boksit PARASHIKOJNË duelin Wilder-Furynga

Më në fund boksi profesionist për peshat e rënda po rifiton shkëlqimin e dikurshëm falë boksierëve si Deontay Wilder, Anthony Joshua e Tyson Fury.

Publiku ka rikthyer sytë nga ndeshjet e mëdha të boksit dhe pritshmëritë janë të mëdha për sfidën e radhës, që do të luhet të shtunën në Staples Center në Los Angeles dhe do të vërë përballë dy emra të mëdhenj në këtë moment si Deontay Wilder e Tyson Fury.

Çfarë do të ndodhë? Disa prej legjendave të peshave të rënda japin parashikimin e vet.

George Foreman

‘Big George’, një ndër më të mëdhenjtë në histori, me një grusht të frikshëm në kulmin e vet, komenton: “Jam fans i madh i Deontay Wilder dhe më impresionoi Tyson Fury për mënyrën si i shmangu goditjet e forta kundër Vladimir Klitschko.

“Parashikoj që Fury të qëndrojë në këmbë në 12 raunde, për shkak se ka avantazh gjatësinë dhe krahëve të gjata. Gjithsesi, besoj se Wilder do fitojë me pikë”.

Mike Tyson

Kampioni më i ri në histori në peshat e rënda, ndoshta boksieri më i frikshëm që ka njohur ringu, Mike Tyson sheh te Fury një armë që sipas tij i jep avantazh: “Edhe pse Wilder ka goditje të fortë, Fury ka një fuqi mendore shumë më të madhe, brenda e jashtë ringu. Do jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar, por besoj se Fury ka shansin e madh për të marrë fitoren”.

Evander Holyfield

Dominues i madh i peshave të ndërmjetme në vitet ’80 dhe më pas kampion në peshat e rënda, Evander Holyfield parashikon: “Është një ndeshje e madhe. Fury është shumë i zoti, është një kundërshtar i sikletshëm dhe ka krahë të gjata. Ka reflekse të mira dhe kundërsulmon shumë mirë. Deontay ka nevojë që të marrë iniciativën dhe nuk mund të qëndrojë në pritje.

“Fury ka qenë gjithnjë një luftëtar shumë i madh dhe sërish është superior fizikisht. Nëse i ecën keq, Fury ka më shumë eksperiencë dhe hile. Gjithsesi, Wilder ka forcë të madhe goditëse, ndoshta do të tentojë ta mbyllë ndeshjen para raundit të 12-të”.

Lennox Lewis

Boksieri më i mirë britanik në histori mendoj se Fury ka shanse të mira: “Është boksier i vështirë, fizikisht mund të shkojë deri në fund të 12 raundeve. Do jetë një përballje epike, pres me padurim ta shoh”.

Riddick Bowe

Boksieri i parë që ka fituar në 4 kategoritë kryesore në boksin profesionist, Riddick Bowe është i qartë në parashikimin e tij: “Nëse Wilder sulmon dhe besoj se do ta bëjë, mendoj se do fitojë lehtësisht. Për mua Wilder fiton me KO”.

Related posts

DOMINOJNË TOTALISHT NË “LORO BORIÇI”/ Vllaznia merr 3 pikë të merituara ndaj Apolonisë

Delo.autor

FINALJA E SUPERKUPËS SË SHQIPËRISË/ Trajneri Brdariç e ka të qartë skemën, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia…

Delo.autor

1.159 MILIARDË EURO/ Ja kush bëhet pjesë e ekipit më të shtrenjtë në botë…

Delo.autor

Leave a Comment