Futboll Sport

NDESHJA NDAJ TOTTENHAM/ Dy lojtarët më të shtrenjtë Barçës në LUFTË për një vend…

Pasi e filloi sezonin e tij të parë me Barcelonën duke e fituar La Ligën dhe Copa del Rey, trajneri Ernesto Valverde e ka filluar sezonin e tij të dytë në Camp Nou me synimin për ta kthyer përsëri formacionin 4-3-3.

Në këtë sistem, Valverde dëshiron që të gjejë vend edhe për Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon në formacionin e parë. Francezi, i cili ishte i lënduar për pjesën më të madhe të sezonin të kaluar, luajti në krahun e majtë, ku luante Neymar gjatë viteve 2013-2017.

Ndërsa, Coutinho u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit për ta përmbushur hapësirën e lënë bosh nga largimi i mesfushorit e legjendar të klubit katalonas, Andres Iniestas. Megjithatë, kjo taktikë rezultoi të jetë e pasuksesshme.

Ekipi filloi ta ndahet dhe përkundër talentit, Barcelona nuk arriti të sigurojë rezultate mjaftueshëm të mira për të vazhduar me këtë stil, për këtë arsye Valverde e sakrifikoi Dembelen për Arthurin dhe e udhëzoi Coutinhon të luante më përpara.

Fitorja kundër Tottenhamit në Wembley ishte fillimi i një Barcelone më të strukturuar që shkëlqeu edhe pa yllin argjentinas, Lionel Messi, i cili ishte i lënduar. Në vend të tij, Valverde i besoi Rafinhas.

Coutinho dhe Dembele janë dy lojtarët më të shtrenjtë të Barcelonës, por tani që janë kthyer Luis Suarez dhe Messi nga lëndimet e tyre, duket se nuk ka më vend në 11-ën startuese për ta. Arturo Vidal e ka fituar besimin e trajnerit për ta zëvendësuar Arthurin e lënduar dhe Coutinho është duke e pasur të vështirë ta zë një vend në formacion startues.

Në fushë, Dembele vazhdon të bëjë paraqitje të mira përkundër problemeve jashtë fushës. Ai përsëri u vonua për një seancë stërvitore, gjë për të cilën është kritikuar më parë edhe nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

Valverdes do t’i duhet ta zgjedhë një problem të madh nëse ai dëshiron t’u jap mjaftueshëm minuta për të luajtur të gjithëve.

Related posts

INTER SHPËRDORON NJË THESAR NGA PËRMBYSJET/ Duhen kampionë që mbyllin llogaritë dhe një stol në lartësi

Delo.autor

“Duhet të ketë qenë imagjinata ime!” Batshuayi sulmon UEFA-n

Sadik.Autor

(VIDEO) Liverpool nuk fal, shënon gol të shpejtë ndaj Swanseas

Q.Autor

Leave a Comment