Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Lajm fantastik për tifozët shkodranë, Vllaznia siguron licencimin për pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Nuk ka më dilema, Vllaznia ka marrë licencën për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së, për sezonin 2021-2022.

Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka ndarë me ndjekësit në faqen zyrtare, edhe shkresën e mbërritur nga FSHF, ku konfirmohet licencimi.

POSTTIMI I VOLTANA ADEMIT:

Dua të ndaj me të gjithë një lajm fantastik: Ekipet e Vllaznisë, të vajzave dhe djemve, janë licensuar për pjesëmarrjen në Kupat e Europës! Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falenderoj me zemër!

Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licensimit të vendosura nga UEFA.

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Kukësi në “luftë” për të dalë nga zona e kuqe, Partizani tenton mrekullinë deri në fund

F.autor

VJEN FTESA E RADHËS NGA EDY REJA/ Bëhet gati për ndeshjen ndaj Andorës titullari i Partizanit…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Merkato dhe Getafe, Lopetegui ka besim tek FORCA E REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment