Futboll Premier League Sport

NDESHJA WATFORD – MANCHESTER CITY/ Citizens synojnë shkëputjen në distancë sigurie

Manchester City gati të nisë shkëputjen në krye të Premier League-s teksa këtë të martë, në orën 21:00, do të zbresin në fushën e Watfordit për ndeshjen e javës së 15-të të kampionatit anglez. Me 38 pikë në total, 2 më shumë se Liverpooli, kampionët në fuqi synojnë të krijojnë një distancë sigurie me ndjekësit më të afërt, sigurisht duke shpresuar që ekipi i Jurgen Klopp të “ngecë” në fushën e Burnley-t.

Citizens synojnë të përfitojnë edhe nga forma e dobët e Watfordit, që në katër ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë, në barazimin 1-1 në fushën e Southamptonit.

Manchester City, edhe pse ka lënë 4 pikë në këtë sezon në ndeshjet  jashtë, nuk humbet në transfertë që nga muaji janar, duke koleksionuar 10 fitore e 3 barazime.

Përveç Kevin De Bruyne që mungn prej shumë kohësh për arsye dëmtimi, në dyshim për City-n është edhe Sergio Aguero. Gjithsesi, në këtë sezon ka shkëlqyer Raheem Sterling me 8 gola e 6 asiste në 12 ndeshje ku është aktivizuar në  këtë sezon. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 21:00, në Supersport 2.

Po mbrëmjen e kësaj të martë në Premier League do të luhet edhe 3 takime të tjera në orën 20:45, Bournemouth – Huddersfield, Brighton – Crystal Palace dhe West Ham-Cardiff.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Agjenti Raiola “zbutet” me Manchester United pas pandemisë. Ndryshon e ardhmja e Pogba

Delo.autor

KRIZA FINANCIARE/ Canaj plas “BOMBËN”: Litari është mbledhur, mund të mos kemi më futboll

F.autor

“DJALLI” GATI PËR INVESTIME/ Shitja e Theo-s i hap rrugën Xhakës tek Milan, e konfirmon dhe i ati i mesfushorit

F.autor

Leave a Comment