Futboll Sport

U VONUA NË DITËN E NDESHJES/ Ilir Daja dënon sulmuesin që kishte edhe te Partizani

Trajneri Ilir Daja ka debutuar në mënyrën më të mirë me ekipin e Ballkanit, pasi eliminoi me rezultatin 1-0 Malishevën nga Kupa e Kosovës. Por përpara sfidës, për teknikun u shfaq një problem.

Ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, u vonua disa minuta përpara fillimit të sfidës dhe kështu Daja mori vendimin që mos ta grumbullonte futbollistin për atë sfidë. Emri i sulmuesit nuk figuronte as në stolin e Ballkanit.

Ky duket se ishte një mësim nga Ilir Daja që i dha dhe lojtarëve të tjerë, për të treguar respekt ndaj ekipit dhe trajnerit dhe për t’i treguar Solomon që mos ta përsërisë më këtë gabim.

Related posts

“E DO PËR INTERES”/ Nëna e Ronaldos kundër martesës së të birit me Georginën

Delo.autor

RRËFIMI i Lionel Messit: Ende dridhem kur shoh pritjen e Dibu, çfarë bisedova me Mbappe

F.autor

EURO 2020/ Publikohet lista e lojtarëve të Gjermanisë, marrin ftesë disa talente (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment