Futboll Premier League Sport

NË FORMË TË SHKËLQYER/ “Djajtë e Kuq” fitojnë me “POKER” ndaj Bournemouthit

Manchester Unitedi ka shënuar fitoren e tretë me radhë nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer, pasi sot ka mposhtur në “Old Trafford” me rezultatin 4-1 Bournemouthin.

Skuadra e “Djajve të Kuq” është rikthyer në formë të shkëlqyer që prej se e ka shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit në fillim të këtij muaji.

Paul Pogba ka shkëlqyer sot, pasi ka shënuar dy gola, ndërsa ka katër gjithsej në tri ndeshje me trajnerin norvegjez, Solskjaer.

Në minutën e 5’ të ndeshjes Pogba shënoi për 1-0, golin e dytë francezi e shënoi në minutën e 33’, kurse dy gola të shpejtë janë shënuar në fund të pjesës së dytë. Marcus Rashford shënoi për 3-0 në minutën e 45’, kurse Nathan Ake nga radhët e Bournemouthit shënoi golin e vetëm pak çaste pas golit të Rashfordit, dhe skuadrat shkuan në pushim 15-minutësh.

Romelu Lukaku u kujdes për golin e fundit të takimit, kur shënoi me lehtësi në minutën e 72’ të ndeshjes.

Në ndeshjen e ardhshme Unitedi luan si mysafir ndaj Newcastle, kurse Bournemouthi  e pret në shtëpi Watfordin.

Related posts

“E KËKONIN KLUBET E TJERA SI…”/ Finalizohet marrëveshja, Real Madrid paguan €50mln për blerjen e talentit

F.autor

ZBULOHET E ARDHMJA E YLLIT KOLUMBIAN/ Shpërthen presidenti i Napolit për James Rodriguez

Delo.autor

TERREN I RI SPORTIV/ RAMA nuk e harron premtimin për Vlorën: Gati projekti për impiantin sportiv

Isa.Autor

Leave a Comment