Futboll Premier League Sport

NË GARË PËR TITULL/ Pochettino: Mos e krahasoni Tottenhamin me Atleticon, është si…

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka thënë se nëse skuadra e tij e fiton Premierligën do të ishte një arritje më e madhe se triumfi i Atletico Madridit në La Liga në vitin 2014.

Spurs janë në garë për titull në këtë sezon të Premierligës, pasi pozicionohen në vendin e dytë me vetëm gjashtë pikë diferencë me Liverpoolin në krye pas 19 javëve.

“Është e vështirë që ta gjeni një klub që e bën punën e njëjtë si ne”, ka thënë Pochettino.

“Secili klub është special dhe ndryshe”.

“Investimi i Atleticos në lojtarë është më i madh se i yni. Ata mbajnë lojtarë si Antoine Griezmann dhe e transferuan Diego Costan”.

“Mendoj se buxheti i Atleticos është ndoshta më i madh se çdo klub tjetër në Premierligë. Ndoshta pesë herë më i madh se buxheti ynë”.

“Atletico Madrid është si City dhe Liverpooli”, ka thënë Pochettino.

Related posts

UEFA ndryshon ligjin, alkool në stadium duke filluar nga ky sezon

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER LEAGUE/ Bielsa dhe Leeds marrin fitore mes “fishekzjarreve” dhe frikës

Delo.autor

I JEP LAMTUMIRËN CHELSEAT/ Hazard letër prekëse: Faleminderit që më ndihmuat të realizoj dy ëndrra

Delo.autor

Leave a Comment