Futboll Seria A Sport

GATTUSO NDJEN “HIJEN” NGA PAS/ Ja lista me ata që mund ta zëvendësojnë…

Xhenaro Gatuzo duhet të fitojë me çdo kusht me SPAL-in për të ruajtur pankinën, madje jo vetëm kaq. Skuadra edhe duhet të bindë. Është ky mesazhi i fundit që ka ardhur nga selia e klubit kuqezi, sepse nga vendi i katërt kanë mjaftuar tri ndeshjet e fundit për të zbritur në të gjashtin, me zonën Champions, që është larguar tri pikë tashmë. Shkurt, kjo situatë në kampin kuqezi duhet të ndryshojë dhe sa më shpejt madje, sepse “Djalli” nuk ka më kohë për të humbur dhe një tjetër hap fals me një skuadër që lufton për mbijetesën mund të vërë të gjithë sezonin në rrezik.

Emri i Roberto Donadonit është në skenë prej javësh, por tashmë hija e tij sa vjen e bëhet më e madhe rreth Gatuzos. Ishtrajneri i Bolonjës është një tjetër ish-milanist, një nga ata që, ashtu si Gatuzo, ka bërë epokën e tij me këtë skuadër, por në të njëjtën kohë ka edhe më shumë eksperiencë mbi shpatulla.

Prandaj, kjo hipotezë po merr formë çdo ditë e më shumë, edhe për faktin se për herë të parë, që kur Leonardo dhe Paolo Maldini janë në krye të kryesisë së klubit, shpërthyen ndaj trajnerit dhe mikut të tyre, pas barazimit me Frozinonen.

Por një tjetër emër surprizë për të dërguar Milanin deri në fund të sezonit është edhe ai i Françesko Guidolin. Edhe pse ky ka humbur gjurmët prej tri vitesh tashmë nga të stërviturit, kjo hipotezë lidhet ngushtë edhe me faktin se Guidolin mund të zbarkojë në Milano me një dopio detyrë: përveç asaj të trajnerit dhe ideve të tij të lojës sulmuese, për shumë vite me radhë tek Udineze, Guidolin ka qenë edhe një vëzhgues talentesh, duke nxjerrë breza të rëndësishëm lojtarësh të rinj, me të cilët më pas friulanët kanë mbushur arkat e tyre. Prandaj, nëse Gatuzo nuk kërkon që të lëshojë postin e tij, bën mirë të fitojë dhe të bindë me Spalin.

Related posts

“TI JE K*RVË”/ Wanda Nara ka në dorë videot e s*ksit që aktorja përvëluese i çonte Icardit (FOTOT)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ja kush janë golashënuesit më të mirë, emrat SURPRIZË

F.autor

Juventus rekordesh në Serinë A, vetëm 3 gola të pësuar nga jashtë zone

Sadik.Autor

Leave a Comment