Futboll Shqipëri Sport

Në “Selman Stërmasi FITON” Skënderbeu/ Partizani-Kukësi “kursejnë” golat për takimin tjetër

Shiu dhe temperaturat e ulta të këtij dhjetori, i kanë shtuar dhe më shumë ftohtësinë ndeshjes më të rëndësishme të javës së 17 të Superligës. Partizani kundër Kukësit, përballje në “Selman Stërmasi”, nis mirë për të “kuqtë” që kanë kontrollin e topit në pesëmbëdhjetë minutat e pjesës së parë. Disa gjuajtje drejt portës me Bardhin, Trashin apo Telushin nuk shkojnë në kuadrat, ndërsa më pas Shkodra synon rrjetën nga larg, por pa trembur portierin Hoxha.

Por pavarësisht kësaj, janë lojtarët e Partizanit që mbeten më kërkues në fushën e lojës, teksa gjatë gjithë pjesës së parë shkojnë vazhdimisht në portën kundërshtare, por gabojnë në finalizim. Rasti më i mirë është ai i Ethemit në minutën e 35 të takimit, me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës, por Alban Hoxha mrekullisht pret dhe largon rrezikun, ndërsa në fund të pjesës së parë Rexhinaldo mund të kishte dërguar të tijët në pushim të pjesëve në avantazh, por goditja e tij me kokë përfundon jashtë.

Në pjesën e dytë reshjet e shiut ndalen, e me ato ulet dhe ritmi i lojës. Lodhja e pjesës së parë dhe terreni i rënduar, bëjnë që lojtarët e të dyja skuadrave të ulin ritmin e ndeshjes, teksa i vetmi rast konkret drejtë portës ishte ai i Shkodrës nga një goditje dënimi. Në krahun tjetër Partizani tenton të avancojë në zonën verilindore, por pamundur të prodhojë diçka konkrete. Për më shumë se njëzetë minuta lojë, gjithçka kthehet në monotone, me shumë pasime të shkurtra dhe lojë në mesfushë.

Nën këtë ritëm, duket se skuadrat pajtohen me një pikë, dhe më shumë se sa për të kërkuar golin e fitoren, kërkojnë të mbrojën barazimin e bardhë. Minutat vijojnë e deri në kohën shtesë nuk ndryshon asgjë, veç zëvendësimeve të trajnerëve, që ndryshojnë vetëm emrat në fushë. Me rezultatin 0-0, ndeshja mbyllet në barazim, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Kështu Kukësi do të jetë i vetëm në vendin e dytë me 31 pikë, të paktën për 24 orët e ardhshme, ndërsa Partizani me 36 pikë mban kryesimin. Javën e ardhshme Partizani luan kundër Luftëtarit ndërsa Kukësi ndaj Kastriotit, duke mbyllur kështu fazën e dytë të kampionatit por edhe vitin kalendarik.

Related posts

SUPER SKUADËR/ LIVERPOOLI dyfishon rezultatin kundër Leisterit (VIDEO)

Isa.Autor

ALBAN BEQIRI BËRI HISTORINË NË BEOGRAD/ Flet trajneri Bushati: Rezultat i shkruar me germa të arta…

Delo.autor

FORMACIONI ZYRTAR/ Shqipëria me mision ndaj Çekisë, trajneri Sylvinho shuan dilemat për titullarët

F.autor

Leave a Comment