Futboll Shqipëri Sport

KUKËSI i dha “leksion” PARTIZANIT/ CUNGU gjen shkaktarin e barazimit: Hoxha na mohoi fitoren

Trajneri i Kukësit Armando Cungu u shfaq për Supersport pas barazimit 0-0 me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Tekniku shkodran pranoi se ishte i detyruar të ndryshonte skemë loje, që pas humbjes së Flamurtarit. Ai pranoi se pamundësia për të marrë 3 pikë ndaj Partizanit erdhi si pasojë e paraqitjes të jashtëzakonshme të portierit të Partizanit Alban Hoxha.

“Dëshira jonë dhe mundësitë i treguam që ishim shumë afër fitores, Nuk po luanim me një ekip dosido, luanim me ekipin kryesues. Faktori i mosmarrjes së fitores ishte Alban Hoxha që na mohoi 3-pikëshin.

Është sindromë e sezonit. Ndoshta na mungon qetësua për të finalizuar. Kjo na ka penalizuar. Jemi më solid në aspektin mbrojtës. Po tregojmë që mund të shënojmë nga rastet që krijojmë vet, jo nga rastet që na fal kundërshtari.

Sa i përket rezultatit, e kishim dëshirë. Gjersa po kalojmë një formë të mirë, duhej ta provonim. 3 pikët do të na ngrohnin shumë. Edhe barazimi është ok.
Kur dalim në aksione të shpejta, i kemi lojtarët. Kemi Ccyrbjan që mund të bëjë diferencën. Në momentet e caktuara dhe mund të shënonim. Ekipi po funksionon dhe kjo më kënaq.

E kam theksuar. Nuk është hera e parë. Kemi luajtur dhe në kupat e Europës. Në ndeshjen ndaj Qarabagut. Chaffik ka kualitet dhe mund të sajojë diccka. Me mungesën e tij, kemi vendosur këtë sistem loje.
Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos kalojmë në aventura. Në ndeshjen me Flamurtarin edhe një pikë do të thoshte shumë për ne.
Po shpërdononim shumë raste dhe ekipi kundërshtar mund të na ndëshkonte”, përfundoi Cungu.

Related posts

“Mourinho është një dinozaur, që duhet shkarkuar menjëherë”

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Suning i shpall luftë Premier League, ja shkaku…

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME NË VERË/ KLUBI i Dortmund KËRKON të “RRËMBEJË” yllin e “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Leave a Comment