Gossip

NJË “SUPER BISHË”/ Boateng i bën super dhuratë vetes për 500,000 € (FOTO)

Yjet e Bayern Munich i kanë fiksim makinat e shpejta dhe luksoze.

Kingsley Coman ka përplasur McLaren-in e tij disa ditë më parë, por me siguri do të blejë diçka tjetër. Ndërkohë Jerome Boateng i ka bërë vetes një super dhuratë. Siç zbulon gjermania Bild, qendërmbrojtësi ka blerë një Lamborghini Aventador SVJ me ngjyrë të bardhë mat.

770 kuaj fuqi, për 2,8 sekonda nga 0 në 100 dhe me një shpejtësi maksimale 350 km/orë. Çmimi? Rreth 500,000 euro.

Në vitin 2019 do të shpërndahen vetëm 50 makina në Gjermani, Austri, Belgjikë dhe Zvicër. Që prej datës 28 dhjetor ato ndodhen në magazinën e biznesmenit të famshëm të makinave Daniel Barinc (shefi i DB Avantgarte). Në fillim të janarit do t’i shkojë në shtëpi makina Boateng-ut.

Ylli i Bayern për Bild: “Kam besim të plotë te Daniel, ai ka një shije të mirë për makinat.”

Edhe David Alava i ka bërë një dhuratë fantastike vetes. Ai ka blerë një Ferrari Pista që gjithashtu do të jetë e tija pas vitit të ri. Çmimi është rreth 400,000 euro.

Related posts

“KAM PUTHUR NJË TË PANJOHUR”/ Rrëfehet Lei Kraja: Ja momenti intim për të cilin nuk pendohem (FOTO)

Delo.autor

NJË TJETËR AKTORE PREMTON MBËSHTETJE/ Parma përforcohet edhe në tribunë (FOTO)

Delo.autor

PAMJE HOT DUKE FJETUR GJUMË/ Wanda Nara “tërbon” ndjekësit në rrjetet sociale dhe ka një kërkesë speciale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment