Futboll La Liga Sport

NUK BINDET VALVERDE/ Barcelona ofron 65 milionë euro për yllin e mesfushës

Aventura e Malcom te Barcelona duket se ka arritur në fund. Lojtari brazilian, i cili iu hoq nga duart Roma-s në momentin e fundit verën e kaluar, nuk ka bindur asnjëherë trajnerin Valverde.

Mesfushori sulmues i katalanasave pëlqehet nga disa klube, por duket se oferta më e rëndësishme për të ka ardhur nga Kina dhe është një ofertë e çmendur.

Sipas “The Sun”, në fakt, skuadra e Guangzhou Evergrande ka bërë gati 65 milionë euro për dështimin e Barcelona-s. Skuadra kineze ka peshkuar në  Katalonjë edhe verën e kaluar, me Paulinho-n që është transferuar atje me  formulën e huazimit.

Related posts

“Macja e Besiktas-Bayern ka më shumë ndeshje në Champions se Icardi”! Ja çfarë bën Maxi Lopez

Q.Autor

UEFA zbulon renditjen e pesë klubeve më të mira

Sadik.Autor

Lajmet nga Franca: Real Madridi ka nisur kontaktet me Hazard

Q.Autor

Leave a Comment