Boks Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Tërhiqet trajneri i McGregor: S’ka nevojë për mua, nuk do ta…

Conor McGregor do të nisë ankandin për të gjetur një trajneri të ri, pasi bashkëpunimi mes ish-kampionit të botës në artet marciale mikse dhe trajnerit të tij John Kavanagh duket se është mbyllur. “Duhet të më bindë për të vijuar bashkëpunimin. Unë e dua shumë atë njeri, kemi kaluar shumë mirë bashkë, kemi patur një rrugëtim të jashtëzakonshëm, por më duhet një arsye e fortë prej tij që të vazhdojmë sërish bashkëpunimin”, tha Kavanagh.

Pak kohë më parë, trajneri deklaroi se prej dy muajsh nuk ka asnjë komunikim me McGregor, që pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov në eventin UFC-229 (6 tetor, në Las Vegas). Kavanagh u shpreh se nuk ka asnjë informacionin në lidhje me të ardhmen e McGregor. “Mund të duelojë ndaj Nate Diaz, pasi e ka premtuar këtë duel, ndoshta zhvillon revanshin ndaj Nurmagomedov. Nuk e di”, tha Kavanagh, që duket se ka vendosur të ndalë bashkëpunimin me McGregor.

Related posts

FUTBOLLI NË PLAN TË DYTË/ Ndërpritet ndeshja Cadiz-Barcelona, shkak bëhet gjendja shëndetësore e një tifozi

F.autor

LAMPARD ME “DHIMBJE KOKE”/ Veprim i nxituar nga mbrojtësi i Chelsea, arbitri i tregon të kuqin (VIDEO)

Delo.autor

Abidal këmbëngul për të rikthyer pak fantazi te Barcelona, ja prioritetet e katalanasve

Isa.Autor

Leave a Comment