Futboll Seria A Sport

NUK I NDAL ASKUSH/ Juve kanibalësh, ja rekordet që mund të tentojë sivjet

Torino, Roma, Atalanta dhe Sampdoria. Në përfundim të fazës së parë ose në 20 ditët e ardhshme, Juventusi ka realisht rastin që të mund t’i vërë fjalën “fund” kampionatit ose më saktësisht të bëjë të mundur që pjesa e dytë e Serisë A të shndërrohet në një çështje personale për bardhezinjtë, në sensin që mund të jenë stimujt e grupit, ato të cilët mund të bëjnë diferencën, përballë një udhëtimi, që thuajse pas çdo etape vendos një primat të ri. Nuk mjaftojnë 43 pikët e grumbulluara pas 15 javësh dhe diferenca +8 nga Napoli i vendit të dytë?

Atëherë janë tek janë një seri rekordesh që Juventusi ka vënë në shënjestër, duke parë sprintin e tyre spektakolar deri tani. Nëse Alegri dhe “banda” e tij do të vazhdojnë me këtë shpejtësi, atëherë seri dhe numra të rëndësishëm kombëtar e ndërkombëtar mund të shndërrohen në disa objektiva të vegjël, por thjesht edhe për të mos u mërzitur në pjesën e mbetur të kampionatit, pas supremacisë që ata kanë vendosur prej 7 vitesh dhe vazhdojnë ta tregojnë edhe sivjet.

PIKËT DHE GOLAT – Mbi totalin e mundshëm, Juventusi duelon me veten, me Juventusin e Antonio Kontes të vetëm pesë viteve më parë, kur skuadra e mbylli kampionatin 2013-2014 me 102 pikë. Projektimi në varësi të hapit që po mban deri më sot “Zonja e Vjetër”, të çon të mendosh se Ronaldo me shokë mund të prekin 108 pikët.

Capture

Mahnit edhe ajo që Kielini e Bonuçi, të vetmit e epokës fituese të fundit që kanë mbijetuar, së bashku me Barzaljin, pas dy golave të pësuar brenda tre minutash ndaj Mançester Junajtid, kanë blinduar portën, duke e mbajtur të paprekur atë prej pesë ndeshjesh radhazi. Sot e kësaj dite, termi ndërkombëtar është “clean sheet” ose thjesht ndeshje pa pësuar gol.

Aktualisht, Juventusi është në kuotën 8 dhe synon rekordin e Çelsit të sezonit 2004-2005 me 25 ndeshje, pa pësuar gol. Po golat e pësuar në total gjatë sezonit? Rekordi i përket Kaljarit, me vetëm 11 të pësuar në vitin 1970. E vështirë duket arritja e golave të shënuar, sepse 125 të Torinos në sezonin 1947-1948, duken një kuotë e frikshme, ndonëse nëse Ronaldo ndizet në shifrat e viteve të fundit te Reali, asgjë nuk është e pamundur.

FITORET – Për sa u përket fitoreve në kampionat, deri tani Juventusi numëron 14 të tilla në 15 takime (1 barazim), por edhe këtu betejën “Zonja” e ka me veten, të përmirësojë 33 sukseset e Kontes apo edhe 32 të Barcelonës dhe Mançester Sitit.

Dhe për të mos i munguar vetes asgjë, ky Juventus mund ta mbyllë edhe si i pamposhtur kampionatin, siç ka mundur të bëjë Atletiko Bilbao në 1929-1930 apo edhe Juventusi 2011-2012. Dhe në fund, diferenca nga ndjekësja më e afërt… Sigurisht që 31 pikët e PSG-së ndaj Lionit në 2016-ën duken thuajse të pamundura, edhe sepse niveli i Serisë A me Ligën franceze as që mund të krahasohet. Por, me këtë Juve, gjithçka mund të ndodhë!

Related posts

FUNDJAVË POZITIVE PËR LOJTARËT SHQIPTARË NË EUROPË/ Ja si vlerësohen legjionarët

Delo.autor

Marrin frymë tifozët e Brazilit/ Shuhet “ALARMI” për sulmuesin e talentuar

Isa.Autor

NISET DREJT ANGLISË PËR KONTRATËN ME CHELSEA-N/ Lukaku në aeroport: Do ju dërgoj mesazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment