Futboll Sport

E DO GJITHË EUROPA/ Barcelona vendos të rinovojë me “xholin” e ekipit

Kontrata e Sergi Roberto me Barcelonën skadon në verën e vitit 2022 dhe në Barcelonë duan të zgjidhin të ardhmen e “xholit” katalanas, megjithëse për momentin kjo është një çështje dytësore, mes kaq shumë problemesh që po përballet presidenti Laporta.

Prej muajsh flitet për largimin e 29-vjeçarit, i cili kërkohet nga e gjithë Europa. Por Barcelona nuk dëshiron ta humbë dhe ka vendosur të nisë lëvizjet për të rinovuar. Roberto në sezonin e fundit e humbi vendin e titullarit sepse talenti Dest ishte i jashtëzakonshëm në krahun e djathtë.

Por Koeman e do ende dhe e ka në planet e tij. Holandezi dëshiron ta përdorë edhe në mesfushë Roberton, që ka kaluar gjithë karrierën te Barcelona. Mateu Alemany, CEO i klubit ka gati kontratën e re deri në vitin 2024, kur Roberto do jetë 32 vjeç.

Nga ana e tij, lojtari dëshiron të vazhdojë me Barcelonën dhe ky fakt tregon se gjithçka është në rrugën e duhur. Për momentin asgjë nuk ka marrë zhvillime konkrete, por duke parë vullnetin e palëve nuk do zgjasë shumë për t’u ndërmarrë ky hap.

Related posts

“DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM PËR HISTORINË E KËTIJ KLUBI”/ Ancelotti: Kjo skuadër do të fitojë trofe

Delo.autor

SKANDAL NË KOSOVË/ Degradon ndeshja mes 2 skuadrave shqiptare. Arbitri ndërpret takimin (VIDEO)

Delo.autor

TË GJITHË NË SULM/ Cungu dhe KUKËSI do tentojë MREKULLINË ndaj Torpedos

Isa.Autor

Leave a Comment