Futboll La Liga Sport

NUK NDALET REAL MADRIDI/ “Los Blancos” numëron plot 236 tituj

“Ju duhet të keni shumë kurajo për të luajtur finale pas finalesh. Kur luan shumë të tilla, është e vështirë, por ne po e bëjmë mirë këtë. Ky është një ekip me numra prej legjende”. Këto fjalë janë thënë nga Sergio Ramos më 22 maj, katër ditë para fitimit të Champions-it të tretë radhazi nga Real Madridi dhe i katërti në llogarinë e tij personale.

“Palmaresi” i ekipit të bardhë ka tashmë plot 236 tituj dhe e meriton kualifikimin si “legjendë”. Brenda muzeut të ndritshëm të “Los Blancos” janë 24 tituj të La Liga-s (kampionatit spanjoll), 59 Champions, 69 Botërorë për Klube, 13 Kupa Mbreti, 45 Superkupa Europe dhe 26 Superkupa të Spanjës.

Pikërisht, dy kapitenët, Ramos dhe Marcelo, kryesojnë renditjen e titujve të fituar me Real Madridin. Të dy kanë fituar tashmë nga 20 tituj secili (4 La Liga, 4 Champions, 4 Botërorë për Klubet, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europiane dhe 3 Superkupa të Spanjës) dhe janë emblema të një ekipi, që në vitet e fundit e zgjeron çdo sezon arin e vet.

Me Botërorin e Klubeve, të fituar të shtunën e kaluar, Ramos dhe Marcelo kanë kaluar Camacho dhe Casillas, të cilët kishin nga 19 tituj me Real Madridin. Ata kanë para tashmë vetëm Paco Gento (23) dhe Sanchis (21). Deri më 2010, dy kapitenët e skuadrës aktuale kishin marrë vetëm nga 3 tituj, por që nga ai vit ata kanë shtuar edhe nga 17 të tjerë.

Për të arritur Gento, ata do të duhet të fitojnë edhe nga 3 tituj të tjerë, që i kanë në lojë brenda këtij sezoni: Champions, La Liga dhe Kupa e Mbretit. Fitimi i Botërorit për Klube ndaj Al Ain ka shërbyer, gjithashtu, për t’i veshur me nga një titull në “Santiago Bernabeu” edhe debutues si Courtois, Odriozola, Vinicius, Reguilón dhe Valverde

Barcelona ka grumbulluar 230 tituj, ndërsa Atletico Madrid vetëm 65 të tillë. Leo Messi është futbollisti i Barcelonës, që ka grumbulluar më shumë trofe kolektivë: 33. Pas tij vjen Pique, me 28 tituj; Busquets me 30 tituj. Te “rojiblanco” kryeson Godin, me 8 tituj.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Shkupi nuk kalon në fazën tjetër, “ngec” në barazim kundër Rangers

Isa.Autor

Neymar: Shpresoj të jetë Botërori im, por jam shumë i frikësuar!

Sadik.Autor

Sevilla shokon Bayernin, Pablo Sarabia kalon në avantazh vendësit

Sadik.Autor

Leave a Comment