Futboll Shqipëri Sport

NUK PASKA LIMITE KY NJERI/ Duka RIKANDIDON në UEFA, kërkon një vend për…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të kandidojë sërish në zgjedhjet do të mbahen në shkurt të 2019-ës për tu bërë antar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Me një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i FSHF ka theksuar se shpreson që në kongresin e 43-të të UEFA-s të ketë sa më shumë mbështetje nga federatat europiane.

Duka ka kandiduar edhe më parë për të qenë pjesë e këtij Komiteti, saktësisht në vitin 2017, duke marrë 22 vota nga 55. Numri një i FSHF-së doli i 9-ti, duke mos arritur për shumë pak vota që të futej në bordin drejtues.

Postimi i plotë i Dukës në Facebook.

Miqtë e mi!
Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse.
Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian.

Related posts

“BOMBERI” PIATEK PO SHKËLQEN/ Por një tjetër polak ia ka kaluar në Serie A, ja statistika

Delo.autor

”CRISTIANO RONALDO APO RONALDO FENOMENI” / Flet Figo lojtari që ka lojtur me të dy legjendat

Isa.Autor

URIM SPECIAL PËR DITËLINDJEN/ Albi Doka në krahët e modeles së njohur

Delo.autor

Leave a Comment