Futboll Sport

“INJOROHET” LEGJENDA E MAN UNITED/ Rooney kontrollohet rreptësisht nga agjenti i sigurisë në “Old Trafford” (FOTO)

Statusi i Wayne Rooney te Manchester United si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave duket se nuk ishte mjaftueshëm që agjentët e sigurisë të lejonin ish-kapitenin që të hynte në dhomat e zhveshjes në “Old Trafford”, për të takuar trajnerin e ri të “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solksjaer, në ndeshjen e tij të parë në “shtëpi”, para sfidës me Huddersfield.

Rooney, i cili tani luan për DC United në Major League Soçer, u kontrollua rreptësisht nga agjenti i sigurisë me të mbërritur në stadiumin “Old Trafford” para ndeshjes së Manchester United në “Boxing Day”, vetëm 18 muaj pasi ai kishte veshur për herë të fundit fanellën e kuqe. Ish-kapiteni i Anglisë ka korrur një sukses të pakrahasueshëm gjatë epokës së tij 13-vjeçare te United, por mesa duket nuk ka qenë mjaftueshëm që agjenti i sigurisë të ulte standardet e kontrollit. Në fakt, Rooney duket se i ka sjellë sërish fat United, teksa trajneri i ri, Solksjaer ka hipotekuar pasditen e të mërkurës fitoren e tij të dytë radhazi, që pas triumfit 5-1 ndaj Cardiff në transfertë, në debutim, ka triumfuar edhe në shtëpinë e “Djajve”, Old Trafford me rezultatin 3-1 ndaj Huddersfield.

Ishte sërish Rooney që mirëpriti me superlativa emërimin e Solskjaer në krye të Manchester United, teksa e ka kontaktuar në telefon që para ndeshjes së parë, asaj ndaj Cardiff, për ta uruar dhe këshilluar. “Sapo Ole mori detyrën, thash t’i dërgoj një mesazh urimi. Ole është personi që unë di me siguri se stafi është shumë i lumtur që ka mbërritur dhe gjithashtu të gjithë ju e patë që u mirëprit edhe nga futbollistët, me atë fitore të thellë ndaj Cardiff!”, deklaroi Rooney.

Related posts

“KANË LOJTARË VENDIMTARË NË…”/ Legjenda Cafu zgjedh ekipin favorit për të fituar Champions

Delo.autor

Xavi: Ky ekip më jep kënaqësi kur e shoh duke luajtur

Sadik.Autor

PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Maignan: Krahu im i djathtë është goditur, por do të kthehem i frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment