Futboll Shqipëri Sport

“PANUCCI HAP BARKUN”/ Faji i DUKËS që nuk kam…: Ju tregoj si shpëtova nga rrëzimi  i avionit në 1996

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku flet për ekipin e Shqipërisë, por edhe për familjen në përgjithësi.

SHQIPËRIA – “Jam shumë i lumtur në Shqipëri, kam gjetur një vend të madh, me dinjitet të madh. Me një reagim të madh ndaj të ardhmes. Jam i lumtur që gjendem këtu.”

SHORTI – “Franca është favoriti për këtë grup, dhe ne duhet të bëjmë diçka të veçantë për të mundur Islandën dhe Turqinë. Nisemi me një vullnet të mirë. Ndeshjet duhet të fitohen. Do të jenë të vështira, për mua e rëndësishme është që rikuperojmë të gjithë lojtarët.”

KOMBËTARJA – “Ka qenë një vit shumë i vështirë, sepse na kanë munguar shumë lojtarë. Ka qenë një vit miqësoresh, dhe Liga e Kombeve. Po mundohemi të ndërtojmë një grup me lojtarë të Euro 2016, por edhe disa të rinj. Gjatë shortit po dridhesha, sepse doja të mos na binin disa skuadra.”

MOMENTI KUR LATË FUSHËN E BLERTË – “Sinqerisht, viti i fundit te Parma, zgjohesha në mëngjes dhe nuk kisha të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë. Kam qenë një lojtar serioz, dhe kur nuk ke entuziazëm në mëngjes, nuk është njësoj. E lashë, sepse mendova se duhet të respektoja tifozët, veten, edhe pse kisha 2 vite kontratë. Sigurisht që duhet ta ndjesh vetë kur duhet të lësh futbollin. Jam i ndershëm me veten time, dhe vendosa ta lë vetë.”

TIFOZ? – “Kur kam qenë i vogël, bëja tifozllëk për Interin, sepse miqtë e mi të mëdhenj ishin me Interin. Por kur u bëra profesionist, kjo ndryshoi tërësisht. I ri isha tifoz, më pas çdo gjë qartësohet, e kam bërë në mënyrë natyrale.”

HIMNI I SHQIPËRISË – “Duhet të mërziteni me Dukën, që mendon se është e rëndësishme skuadra, se sa himni. Kur të shkoj në Europian, do e mësoj himnin.”

MARRËDHËNIA ME DUKËN – “Personalisht, është një person special, i veçantë për mua. Për mua ka qenë një vit i vështirë, dhe më ka dashur. Jemi përballur me sinqeritet dhe ndershmëri. Kemi pasur shumë probleme me ekipin këtë vit. Edhe pse gazetarët më kritikonin, ai ka kuptuar momentet. Ai e di që kur të kemi të gjithë grupin, do jemi konkurrues. Unë jetoj çdo ditë që t’i rikthej Dukës besimin që më ka dhënë. Ka një kulturë mbi mesataren. Ma ka shpjeguar mentalitetin shqiptar. Më ka ndihmuar të kuptoj shumë gjëra. Mundohem të sjell profesionalizmin tim këtu, sepse vetëm kështu arrihen rezultate të mëdha.”

PRESIONI I MEDIAS – “Jam mësuar, por kur nuk ka rezultate, unë vuaj. Unë jam përgjegjës, kur vuan skuadra. E drejtë që media më kritikon, por kam respekt total.”

HUMBJA ME SKOCINË, FITORJA ME UELLSIN – “Nuk kemi bërë një Ligë Kombeve pozitive. Me Skocinë ka qenë një nga ndeshjet më negative. Më bën të ndihem mirë që mundëm Uellsin. Lojtari shqiptar nuk duhet të kënaqet kurrë me një rezultat.”

KARAKTERI SI TRAJNER – “Më kanë thënë që jam diktator, që kam vendosur rregulla. Lojtarët e mi janë mirë me mua. Ka rregulla, ashtu si në çdo familje. Duhet të respektohet orari, kemi përgjegjësinë e një vendi. Nuk duhet të humbim kohë. Duhet të bëjmë maksimumin, t’i japim kënaqësi lojtarëve tanë. Unë jam shumë i lidhur me lojtarët e mi. Mavraj ka kaluar një periudhë të vështirë, 9 muaj pa luajtur. E kam marrë në ekip, dhe ai është kapiteni ynë. Jam si baba për ta. Mundohem t’i shpjegoj që ky profesion duhet bërë në mënyrën e duhur, dhe si një baba nuk duhet të them gjithmonë gjërat pozitive.”

1996, SHPËTIMI NGA RRËZIMI I AVIONIT – “Ka qenë në 96, në lojërat olimpike të Atlantës. Kishim gati biletën për tu kthyer në Romë nga Nju Jork. Unë u vrava, dhe nisem nga Alabama për të shkuar në Nju Jork, ku atje një person duhej të më ndryshonte biletën. Po ky person, para se të nisesha, them a e di kush jam unë. Unë bëj rrugë Birmingam-Sinsinati, Sinsinati-Nju Jork. Dal, dhe shpresoj të shoh një person që vjen drejt meje. Ishte rreth orës 4 pasdite, dhe nuk vjen askush. Duke qenë se kisha valixhe, aty nuk erdhi askush. As valixhet nuk dolën. Pas 30 minutash, valixhet nuk vijnë, dhe personi që duhet të më ndryshonte biletën nuk vjen. Shkoj tek asistentja e udhëtimit, dhe i them që kam këtë biletë për në Itali. Duhet të shkoja nga Parisi në Romë. Bëj dhe një xhiro, dhe valixhet nuk dolën. I thashë që të më prenotonte këtë udhëtim. Para se të ikja, kisha edhe 1 orë e gjysmë, dhe thashë të denoncoj valixhet që nuk më kishin ardhur. Më ndihmuan, dhe pas saj kaloi një person. Mendova se ndoshta më ka njohur. Ai më tha që kemi një vend për Milano, por duhet të njoftoni avionin tjetër, që unë do spostohem për në Milano. Unë, pas 30 minutash drejt Milanos, u ngrita sepse kisha një frikë. Në të njëjtin moment që unë u tremba, ndodhi edhe shpërthimi te avioni tjetër ku unë nuk hipa. Dhe radio tha që unë isha në avion, dhe mamaja ime e dëgjoi këtë lajm. Ajo sapo më dëgjoi zërin, filloi të ulëriste, dhe më tha që emri im ishte në listë. Mendoj se Zoti më dha një mesazh, e nuk ishte momenti im.”

Related posts

Wenger: Sanchez? Largimi i Van Persie ‘dhembi’ më tepër

Q.Autor

KAMPIONI I BOTËS NUK ZË MEND/ Lloris përsëri në timon edhe pas ARRESTIMIT

Isa.Autor

Daja i yllit të Polonisë “i vjedh” vendin De Biasi-t

Sadik.Autor

Leave a Comment