Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ REALI dhe ROMA luajnë fatin e “Europa League”, në Ukrainë plotësohet kualifikimi

Sot do të luhet edhe akti fundit i Ligës së Kampionëve sa i përket fazës në grupe, ku në fakt, më shumë do të shërbejnë ndeshjet për statistikë, pasi të gjitha grupet janë përcaktuar se kush kualifikohet e kush jo, përveç grupit F, ku është kualifikuar vetëm Mançester Siti, ndërsa Lioni dhe Shakhtari do të provojnë shansin në një përballje direkte në Ukrainë.

Në grupin E, Bajerni luan ndaj Ajaksit në transfertë dhe do të vendoset se kush kalon si vend i parë, duke qenë se aktualisht e mban Bajerni me 2 pikë më shumë se holandezët. Në Ligën e Europës ka kaluar Benfika, ndërkohë që AEK-u i ka dhënë ‘dorën’ Europës.

Real Madridi dhe Roma janë kualifikuar për në turin tjetër me Realin si kryesues dhe Romën në vendin e dytë. Gjithçka luhet për Ligën e Europës mes Plzenit dhe CSKA-së së Moskës duke qenë se kanë nga 4 pikë secila. Rusët luajnë në Madridi ndaj Realit, ndërkohë që Plzen pret Romën.

Në grupin H, duket se gjithçka ka marrë fund sa i përket renditjes pasi Juventusi kryesues ka një takim të lehtë në letër ndaj Jang Bojsit, ndërsa Junajtid luan në transfertën e Valencias që do të vazhdojë të luajë në Ligën e Europës.

Ndeshjet:

Grupi E
21:00 Benfika-AEK
21:00 Ajaks-Bajern Mynih

Grupi F
21:00 Mançester Siti-Hofenhaim
21:00 Shakhtar Donjesk-Lion

Grupi G
18:55 Plzen-Roma
18:55 Real Madrid-CSKA

Grupi H
21:00 Jang Bojs-Juventus
21:00 Valencia-Mançester Junajtid

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS/ Bilbao përmbys Atletico Madrid në 4 minuta dhe siguron finalen

Delo.autor

E BUJSHME/ Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin e Juventusit që fitoi Botërorin me Italinë

Delo.autor

FENOMENAL/ REKORD pas REKORDI: RONALDO pushton edhe GOOGLE në…

Isa.Autor

Leave a Comment