Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Dy gola këtë sezon në Serinë A, Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Pas dëmtimeve të Kjaer dhe Tomori, skuadra e Milanit është në kërkim të një mbrojtësi. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kuqezi janë duke kryer disa sondazhe për të gjetur lojtarin e duhur për të mbushur boshllëqet e krijuara.

Ideja është afrimi i një lojtari që në merkaton e janarit dhe, sipas “sportmediaset”, Milan ka hedhur sytënga mbrojtësi 21-vjeçar belg Arthur Theate, që luan në Serinë A me Bologna (2 gola këtë sezon). Madje Milan ka nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit.

Lojtari, që ka ardhur vjet në verë te Bologna në formë huazimi nga belgët e Oostende, është aktivizuar në 15 ndeshje nga trajneri Mihajlovic dhe ka bërë paraqitje të mirë, duke ngjallur interesin e kuqezinjve.

Related posts

SHQIPËRIA në kampionatin Botëror të RAFTING, rezultate SURPRIZUESE nga kuqezinjtë (FOTO)

Isa.Autor

Dritë në fund të tunelit/ MILAN përgatitet për rikthimin e shumëpritur, FERRARI ndez MOTORRËT

Isa.Autor

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Nuk ndalen hetimet, avokati kërkon arrestimin e katër personave

Delo.autor

Leave a Comment