Futboll Sport

PARA NDESHJES NDAJ ZVEZDA/ Mbappe: S’do të kemi kohë për t’i dëgjuar…

Neymar pritet të jetë i aftë të luajë ndaj Crvena Zvezda në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, thotë trajneri i PSG, Thomas Tuchel. Kapiteni i Brazilit u zëvendësua në barazimin e Ligue 1, në Bordeaux, më 2 dhjetor, pasi pati shqetësime në ijë. Për pasojë, ai e humbi ndeshjen e PSG në vijim, një barazim tjetër në Strasburg, për shkak të lëndimit.

Parizienët nuk luajtën në fundjavë, pasi ndeshja e tyre kundër Montpellier u shty për shkak të protestave civile në kryeqytetin francez, duke i dhënë Neymar një shans për të vijuar riaftësimin. Tuchel shpreson se asi brazilian do të jetë në dispozicion të tij për ballafaqimin me serbët, një fitore ndaj të cilëve do t’i kualifikojë në Grupin C.

Partneri i Neymar, Kylian Mbappe, ndjen gjithashtu se braziliani do të jetë në formë të mirë ndaj Crvena Zvezda, në Beograd, ku parashikohet një atmosferë e frikshme: Me Neymar jemi më të fortë. Nuk besoj se ka problem për një lojtar si ai. Do të jetë në fushë dhe do të demonstrojë cilësitë e tij, për të na ndihmuar të fitojmë.

Në grupin tonë ka qenë një rivalitet i madh. Në Beograd është një eksperiencë e re. Kurrë nuk kam qenë në Serbi, në nivelin profesional. Ne vijmë për kualifikim, nuk do të kemi shumë kohë për të parë e dëgjuar tifozët.

Vijmë pas fitores ndaj Liverpool, ku bëmë diçka të bukur. Kemi treguar se mund t’i përgjigjemi intensitetit të një loje të Ligës së Kampionëve. Do të duhet ta bëjmë përsëri, në Beograd”.

Related posts

Genoa-Locatelli/ Mesfushori i Milanit bie dakord për t’u huazuar, njihuni me detajet e transferimit

Q.Autor

POLICIA E MANÇESTERIT NË KËMBË/ Tifozët e “Djajve të Kuq” nuk durojnë dot. Ja çfarë ndodh jashtë stadiumit…

Delo.autor

PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ De Ligt mban sekret: E vetmja gjë e sigurt është që nuk…

Delo.autor

Leave a Comment