Futboll Sport

PARA SUPERSFIDËS/ Portieri, Hugo Lloris: Unë besoj se kemi mundësi të kualifikohemi, ja si mund ta ndalim…

Portieri francez i Tottenhamit, Hugo Lloris, mendon se skuadra e tij i plotëson të gjitha kriteret për ta mposhtur Barcelonën në Nou Camp, përkundër formës së mirë të yllit argjentinas të rivalëve, Lionel Messit.

Tottenhami duhet ta mposhtin gjigantin spanjoll në ndeshjen që zhvillohet sonte për ta siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Barcelona tanimë e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë e këtij grupi, por Tottenhami dhe Interi janë në garë për pozitën e dytë.

Messi i ka shënuar 17 gola në po aq ndeshje të këtij sezoni, megjithatë ai mund të lihet jashtë skuadrës së kësaj mbrëmje, në mënyrë që të pushojë. Por, këtë gjë nuk e beson Llorisi, i cili mendon se Messi do të luajë.

“Mendoj se është gjithmonë një ndeshje shumë e veçantë të luash kundër Barcelonës në Camp Nou. Është një vend i veçantë, është e vërtetë se do të luajmë kundër një prej lojtarëve më të mirë në histori”, ka thënë Lloris.

“Nuk do të jetë e lehtë por unë besoj se kemi mundësi të kualifikohemi. Ne do ta japim 100 përqindëshin tonë me besimin se mund t’ia dalim. Mendoj se do të jetë e vështirë ta ndalim Messin, por këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku si skuadër”.

“Ne do të duhet ta bëjmë një paraqitje të mirë, natyrisht edhe individualisht, mirëpo kryesisht si skuadër. Nëse i shikoni si ai [Messi] shënon nga goditjet e lira, nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndaluar atë top”.

“Ai është lloji i futbollistit që mund ta ndryshojë rrjedhën e lojës kur vendosë për një gjë të tillë. Është shumë e vështirë të përballesh me një lojtar si ai. E vetmja gjë që mund ta bësh është të mos i japësh shumë hapësirë”.

“Si ekip, duhet të jemi më të mirë në repartin e mbrojtjes dhe të besojmë në mundësitë tona për t’u kualifikuar. Sigurisht, nesër ne do të kemi mundësi për të shënuar. Duhet të jemi efektiv në të dy fazat, edhe në sulm edhe në mbrojtje”.

Related posts

Kalimi i Rui Patricios në Angli bëhet çështje, ekipi anglez mund ta pësojë keq!

Isa.Autor

ME MAKINË 200 MIJË EUROSHE, DRITA DHE SIRENA POLICIE/ Maradona vjen me çmendurinë e radhës (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel apo Leclerc? Ferrari merr vendimin për pilotin favorit

Delo.autor

Leave a Comment