Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Reagon klubi i Kukësit për familjet e prekura: Kurajo për të kaluar këtë moment të vështirë

Klubi nënkampion i Kategorisë Superiore, Kukësi ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për familjarët e viktimave të shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme në Durrës dhe Thumanë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, klubi verilindorë inkurajon të gjitha njerëzit dhe instancat shtetërore që janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“FK Kukësi u shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen më të thellë familjarëve të viktimave të tërmetit të ditës së sotme në Durrës e Thumanë! Në këto momente, u gjendemi pranë dhe të plagosurve, duke u uruar shërim sa më të shpejtë!

Inkurajojmë të gjithë ata njerëz dhe instancat shtetërore që janë përfshirë në operacionet e kërkim – shpëtimit, që të bëjnë maksimumin që të prekurit ta kalojnë sa më lehtë këtë fatkeqësi natyrore. FK Kukësi do jetë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë. Kurajo për të kapërcyer këtë moment të vështirë !,” shkruan Kukësi në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Spal. Rezultati 1-0

Delo.autor

SKANDALI/ Foli shqip me familjarët, Alioskin e largojnë nga restoranti në Maqedoni

F.autor

HARRONI RONALDON/ GOLIN E VITIT e shënon “PLAKUSHI” i JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment