Boks

E BUJSHME NË UFC/ Sportisti më i mirë i vitit dorëzon titullin kampion

Daniel Cormier, kampioni i dyfishtë i botës në UFC, ka dorëzuar zyrtarisht titullin kampion në peshën “light heavyweight” (pesha 83-94kg). Cormier ka marrë këtë vendim pak orë para eventit UFC-232, ku për titullin kampion të këtij Divizioni do të duelojnë Jon Jones dhe Alexander Gustafsson. Ai nuk ka preferuar që këtë titull t’ia heqë UFC-ja, ndaj ka vendosur të nxjerrë vakant titullin, veprim që në fakt pritej, duke kryer një formalitet.

“Sot hoqa zyrtarisht dorë nga titulli “light heavyweight”. Nuk preferoj që të jetë UFC-ja ajo që të ma heqë titullin pas UFC-232, titull për të cilin kam dueluar, e kam fituar dhe mbrojtur me gjak në 3 vite e gjysmë. Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar që UFC-ja të më heqë titullin, ndaj preferoj të jem unë ai që e lë vakant këtë titull dhe dy të tjerë të duelojnë për të”, tha Daniel Cormier.

Më tej, 39-vjeçari, 22 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezulat në artet marciale mikse, tha: “Këtë vit e mbrojta këtë titull, më pas më propozuan që të dueloj në peshën e rëndë dhe pranova. Gjatë 2018-ës kam dueluar dhe fituar 3 herë, si asnjë kampion tjetë . Unë jam “sportisti i vitit”, ndaj nuk lejoj që titullin të ma heqë UFC-ja”, u shpreh Cormier.

Related posts

Fitoi 10 milionë dollarë nga supersfida, Fury i jep të gjitha për të varfërit dhe të pastrehët

Isa.Autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Fury: Nuk do ta kryej dozën e dytë të vaksinës deri në duelin me Wilder

Delo.autor

NUK PRANON HUMBJEN ME “KO” NDAJ FURY-T/ Boksueri Wilder: Trajneri im ishte frikacak

Delo.autor

Leave a Comment