Futboll La Liga Sport

“E DUAM KËTU SEPSE…”/ Trajneri i Argjentinës tregon përpjekjet për kthimin e Messit në kombëtare

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Lionel Messin për kthimin e kapitenit në kombëtare. Ylli i Barcelonës nuk është paraqitur me Albiceleste që nga Kampionati Botëror i Rusisë, ku të besuarit e Jorge Sampaolit u eliminuan nga Franca.

Argjentina u kualifikua në grup falë një goli të mrekullueshëm të Messit kundër Nigerisë, por fushata kaotike mori fund në 1/8 finale të kompeticionit të verës. Messi nuk ka dhënë asnjë shenjë nëse do të luajë sërish me kombëtaren, teksa Argjentina po përgatitet për “Copa America” të vitit të ardhshëm.

Por Scaloni, i emëruar si pasardhës i Sampaolit, edhe pse përkohësisht në atë post, po planifikon të zhvillojë bisedime të mëtejshme me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, pasi u takua me të edhe gjatë finales së “Copa Libertadores”, që u zhvillua në Madrid, në dhjetor.

Unë nuk flas shumë shpesh me Messin, por kemi një komunikim, – tha Scaloni të premten. – Do të përpiqemi që të bashkohet me ne në vitin 2019. Kemi biseduar për këtë dhe jemi optimistë se përfundimi do të jetë pozitiv. Për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm. Çdo trajner do të donte ta trajnonte atë”.

Duke folur muajin e kaluar, Mauro Icardi tha se shpreson që ylli i Barcelonës të bindet dhe të kthehet tek Argjentina: “Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne të gjithë shpresojmë se do të kthehet në kombëtare, veçanërisht me afrimin e “Copa America“. 

Related posts

LEGJENDA ITALIANE “THUMBON” SULMUESIT/ Luca Toni: Romës i mungon vazhdimësia, mendoj se…

Isa.Autor

100 ditë pa gol, sulmuesi 80 milionë eurosh është në “krizë”!

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Pas 10 minutash lojë, mesfushori Vila zhbllokon sfidën ndaj Kukësit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment