Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ ARSENAL/ ​Ylli i Man United, Matic: Nuk kemi vetëbesim, Të gjithë e dimë se…

Mesfushori serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, e ka pranuar se skuadra nuk ka shumë vetëbesim, por ka thënë se çdo lojtar i kësaj skuadre është i gatshëm të luajë kurdo që një gjë e tillë i kërkohet nga trajneri Jose Mourinho.

Matici luajti në ndeshjen e mbrëmshme kundër Arsenalit qysh nga minuta e parë. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-2, pasi skuadra e Mourinhos arriti ta barazojë rezultatin dy herë.

Një gabim i David de Geas bëri që Shkodran Mustafi ta kalojë në epërsi Arsenalin në minutën e 26-të, megjithatë rezultati u barazua përmes golit të shënuar nga Anthony Martial. Pastaj, në minutën e 68-të, Alexandre Lacazette arriti ta shfrytëzojë një gabim të Marcos Rojo për të kaluar përsëri në epërsi. Rezultati u barazua vetëm një minutë më vonë, kur për Unitedit shënoi Jesse Lingard.

“Që të dy ekipet sulmuan. Ishte një ndeshje e mrekullueshme për tifozët, por mendova se ata e merituan një pikë. Të gjithë e dinë se nuk kemi shumë vetëbesim, por duhet të luftojmë kështu në çdo ndeshje”, ka thënë Matic.

“Të gjithë jemi të gatshëm të luajmë kudo që trajneri kërkon. Të gjithë e dimë se nuk jemi në formë të mirë dhe të gjithë janë duke e dhënë maksimumin për ta tejkaluar këtë”.

Related posts

INTER-LAZIO/ “Demi” Lautaro fiton penallti, “Bomberi” Lukaku zhbllokon sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edy Reja konferencë për shtyp: Për ne e rëndësishme është të mos…

Delo.autor

Francë-Kroaci, këto janë notat e lojtarëve në finale e madhe të “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment