Futboll La Liga Sport

KOVACIC PËRDORET SI “KARREM”/ Real Madrid arrin një akord të fshehtë për…

Reali i Madridit dhe Eden Hazard kanë arritur një akord paraprak për transferimin e sulmuesit belg në verën e vitit 2019. Ky është lajmi i publikuar në emisionin “El Partido de la Una” në “Onda Madrid”.

 

Pas një vere me kontakte të vazhdueshme mes palëve, si lojtari, ashtu edhe klubi kanë vendosur kushtet paraprake për të lehtësuar terrenin e një transferimi të mundshëm. Hazardit i duhet edhe një vit për të përfunduar kontratën aktuale me blutë e Londrës, e cila përfundon në vitin 2020. Por, sigurisht që skuadra londineze nuk ia bën të lehtë jetën belgut dhe Realit. Për momentin e vlerësojnë 170 milionë euro. Reali i Madridit është në një moment ku po ndjek politikën e afrimit të lojtarëve të rinj, por sigurisht që do të kërkojë të marrë një kampion.

Dhe për të zbutur disi këtë shifër të lartë prej 170 milionë eurosh, spanjollët duan të përfshijnë në marrëveshje edhe kartonin e mesfushorit kroat, Mateo Kovaçiç. Kroati nuk do të rikthehet më në “Santiago Bernabeu”, por aktualisht ai është thjesht i huazuar te blutë e Londrës. Ende nuk ka një konfirmim nëse Sarri dhe drejtuesit e Çelsit do të vendosin që ta blejnë kartonin e tij.

Eden Hazard e ka deklaruar disa herë dashurinë e tij për Realin e Madridit përpara fillimit të sezonit, por merkato kishte përfunduar. Pavarësisht se pranoi që Madridi është ëndrra e tij shtoi se do të ishte i lumtur po ta mbyllte karrierën te Çelsi. Tifozët e duan, drejtuesit po ashtu. Prandaj po bëjnë tentativë që ta bindin të qëndrojë dhe të firmosë rinovimin. “Daily Express” bën me dije se me kontratën e re, Hazard do të përfitojë 17.5 milionë euro, edhe pse marrëveshja duket e vështirë.

Related posts

EURO 2020/ Angli-Kosovë luhet edhe në baste, ja koeficientet nga kompanitë e huaja

Delo.autor

Kush e mban mend Nderim Nexhipin me flokë? Ja foto dhe dedikim special për ish-skuadrën e tij

Q.Autor

TENIS/ “Wimbledon”: përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për femra

Delo.autor

Leave a Comment