Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Udhëton drejt Italisë për të firmosur me Milan mbrojtësi…

Milani prej kohësh ishte në kërkim të një mbrojtësi, dhe mesa duket atë e ka gjetur në Brazil.csm_leo_duarte_-_foto_gilvan_de_souza_eab5ec7fe4

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Flamengos, Leo Duarte, i cili ka arritur marrëveshjen me kuqezinjë. Lojtari është duke pritur për tu zgjidhur dokumentet e fundit, dhe më pas do të niset drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore, dhe për të firmosur kontratën me ekipin e ri.

23-vjeçari do të transferohet në “San Siro”, për shifrën e 10 milionë eurove, plus 1 milionë euro në formën e bonuseve.download

Lojtari nuk u paraqit ditën e sotme në stërvitje me Flamengon, dhe do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Botafogos. Mbrojtësi brazilian pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me italianët, dhe do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezozn.

Related posts

ZËVENDËSUESI I HAKIMI/ Inter merr një “po” edhe nga mbrojtësi që shkëlqeu me Holandën në “EURO 2020”

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus bën numra mbi rinovimin e Dybala. I pashitshëm me fjalë, por realiteti…

Delo.autor

Jo vetëm Lenjani në fushë, një 19-vjeçar shqiptar mbajti shiritin e kapitenit ndaj Interit

Isa.Autor

Leave a Comment