Futboll Sport

SULMOHET NË FUSHË PORTIERI I AJAX/ “Lancersat” hakmerren pasi ndërpreu ndeshjen

Një episod i shëmtuar ndodhi gjatë përballjes Utrecht-Ajax, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Eredivisie. Ndeshja në fakt u ndërpre për disa minuta, për shkak të sulmeve nga ana e tifozëve vendas, të cilët kanë lëshuar gjithçka në drejtim të portierit kamerunas të Ajax, Andre Onana.

Nga shkallët e stadiumit nisi një rrebesh i vërtetë me gota plastike, shishe, por edhe kapsolla që shpërthyen pranë këmbëve të portierit, duke e detyruar këtë të fundit, që pas rezistencës së gjatë, të zhvendosej për t’u larguar nga zona e rrezikut. Për këtë motiv, arbitri ndërpreu ndeshjen, që më pas rifilloi dhe u fitua me rezultatin 3-1 pikërisht nga Ajax, si një hakmarrje ndaj sulmit të tifozëve të Utrecht.

Related posts

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Ronaldo lutet për mesfushorin Eriksen: Chris, qëndro i fortë… (FOTO)

Delo.autor

Mark Williams del nudo në konferencën për shtyp!

Sadik.Autor

“SPECIALIST NË PRITJEN E PENALLTIVE”/ Media greke i thur elozhe Strakoshës: Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë arriti të…

Delo.autor

Leave a Comment