Futboll Seria A Sport

PAS FITORES DERBI/ Allegri: Nuk e shikova penalltinë, nuk e bëj…

Penalltia vendimtare e Cristiano Ronaldos në fitoren 1-0 të Juventusit në derbin torinez ndaj Torinos të shtunën në Serie A, ishte e papërballueshme për nervat e Massimiliano Allegrit.

Kampioni në fuqi i Serisë A ishte nën nivel për pjesën më të madhe të ndeshjes në një betejë të ashpër, por iu dha rasti për t’i rrëmbyer të tri pikët kur portieri vendas Salvador Ichazo e rrëzoi Mario Mandzukicin në zonë, pas një pasimi të tmerrshëm prapa të sulmuesit Simeone Zaza.

Ichazo, i cili u paraqit për Torinon për herë të parë që prej janarit 2016, për pak sa nuk u bë hero duke e prekur topin e Ronaldos, por pamjaftueshëm për ta mbrojtur.

Allegri nuk e kishte shikuar fare këtë penallti, gjë të tillë, thotë ai, nuk e bën pothuajse kurrë.

“Nuk e shikova penalltinë, ia ktheva shpinën. Rrallë herë i shoh penalltinë, të jem i sinqertë”, tha Allegri për DAZN, pas tetë fitoreve radhazi në ligë, me ekipin e tij që tani ka 11 pikë më shumë se Napoli.

Related posts

LIVE/ Tottenham-Ajax, nis “magjia” në Champions

Delo.autor

“ËSHTË ÇMENDUR PAS KËNGËTARES”/ Mediat turke zbulojnë “flakën” e re të Nicolo Zaniolo-s

F.autor

NGA CIKALLESHI TEK TAULANT XHAKA/ Transferime rekord, 5 “legjionarët” sistemohen për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment