Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ ​Liverpool synon të ruajë ecurinë e përkryer në Premier League

Liverpooli e mori pozitën e parë në tabelën e Premierligës fundjavën e kaluar, mirëpo skuadra e Jurgen Kloppit duhet ta mposhtë rivalin, Manchester Unitedin, për ta mbajtur kreun edhe më gjatë.

Tifozët e Manchester Unitedit duhet ta kenë shikuar me xhelozi këtë sezon të Liverpoolit, pasi që ndeshjet nuk kanë përfunduar me rezultate aq të mira për skuadrën e Jose Mourinhos. “Djajtë e kuq” tashmë janë plot 16 pikë prapa Liverpoolit.

Megjithatë, Manchesteri Unitedi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit, katër prej të cilave ishin barazime. Për herë të fundit, Liverpooli e ka fituar më shtator 2013. Por, bazuar në ecurinë e këtij sezoni, kjo ecuri mund të mos zgjasë edhe shumë.

Pozita në tabelë, forma, cilësia individuale, mbrojtja dhe stili i lojës tregojnë se më shumë gjasa për të fituar ka Kloppi, megjithatë Liverpooli e di se ai nuk duhet t’i nënvlerësojë rivalët e tyre, të drejtuar nga Mourinho.

Manchester Unitedi është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të ligës mes këtyre dy klubeve, si dhe është klubi i vetëm i Premierligës që nuk është mposhtur nga trajneri Jurgen Klopp.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Related posts

PARTIZANI-BYLIS/ Ndizet sfida në “Air Albania”, Stenio Zhunior ndëshkon “Ballshiotë” pas 15 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

BEFASIA/ Leonardo Bonucci i surprizon të gjithë me look-in e ri (FOTO)

Isa.Autor

“NË 2014 ISHA PRANË KALIMIT TEK INTER”/ Flet Mesfushori Casemiro: Ju tregoj kush më bindi për të mos shkuar…

Delo.autor

Leave a Comment