Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ FULHAM/ Mourinho: Paraqitja e pjesës së dytë nuk ishte aq i mirë, fajin e ka…

Jose Mourinho është shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores 4-1 me Fulham. Portugezi më në fund ka shijuar një ndeshje të qetë, pasi United u kthye në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0 në pjesën e parë.

Jam i lumtur për rezultatin, paraqitjen e lojtarëve, shpirti i garës, tifozët, jam i lumtur për çdo gjë. Dhe nëse pjesa e dytë nuk ishte aq i mirë, unë fajësoj Ranieri-n, i cili përmirësoi ekipin e tij pas pushimit.

“Ai është një trajner i zgjuar, me shumë eksperiencë i cili di të lexojë ndeshjen. Ai bëri ndryshime dhe ne nuk e kishim aq të lehtë sa në pjesën e parë. Por edhe lodhja ka ndikuar.

“Ka ndikuar lodhja e ndeshjes me Arsenal, si dhe mënyra se si luajtëm në pjesën e parë. E kuptoj shumë mirë pse pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë sa e para.

“Mata? Ai ka kualitet të padiskutueshëm dhe është një lojtar i zgjuar, i ndershëm dhe të gjithë ne kemi respekt për të.”

Related posts

MREKULLIA NË VIJËN FATALE/ Shikoni si mbrojtësi “HERO” i dha trofeun Manchester Cityt (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Aventura e Spallettit tek Inter drejt fundit, ja kur do të zyrtarizohet Antonio Conte

Delo.autor

Të gjitha sfidat në një ditë, ja kalendari i javës së 24-t të Kategorisë Superiore

Q.Autor

Leave a Comment