Futboll Sport

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ UKRAINËS PËR “EURO 2020″/ Kapiteni Wijnaldum: S’duhet ta diskutonim këtë ndeshje…

Autori i golit të parë të ndeshjes që Holanda fitoi në mënyrë dramatike ndaj Ukrainës është një nga kapitenët me krenari të dyfishtë, si për grupin ashtu edhe në aspektin vetjak. Georginio Wijnaldum ishte shumë i lumtur për ndeshjes, edhe pse në deklaratën e tij ka doza sinqeriteti kur shprehet se gjerat në këtë sfidë mund të kishin përfunduar në mënyrë dramatike.

“Do të dilnim shumë të inatosur nga kjo ndeshje në rast se përfundimi do të ishte 2-2”, tha kapiteni i “Tulipanëve” për “Telegraph.nl”.

BARAZIMI DRAMATIK

Në fjalët e tij, futbollisti holandez, komentoi se skuadra bëri një ndeshje të mirë që nga fillimi në fund, por pranoi se kundërshtari kishte fat dhe saktësi në ato dy mundësi që krijoi. “Kemi bërë një ndeshje të mirë realisht.

Nga fillimi në fund ishim ne në dominim dhe kërkim të rasteve, por në ato dhjetë minuta, ta shënuan dy herë me ato dy raste që kanë krijuar. Jo vetëm kaq, por ata fituan shumë besim dhe nuk po mjaftoheshin as me barazimin. Ne duhet që të mësohemi të ruajmë fitoret kur rezultati është i tillë si 2-0.  Do të na duhet që të përmirësojmë këtë pikë, për të ecur përpara”, deklaroi më tej mesfushori i Liverpulit.

TRIUMFI

Sipas mesfushorit 30- vjeçar, fati ishte gjithashtu në anën e “Tulipanëve”, që në fund morën atë që merituan, pasi sipas tij mund të ndodhte që edhe i gjithë mundi të fushë të mos kish mjaftuar. “E shfrytëzuam fatin dhe kishim fat në fund të ndeshjes.

Por, duhet pranuar, që deri në ato momente dramatike, ndeshja do të kishte qenë shumë herë më ndryshe dhe do të kishte pasur një rezultat edhe më të thellë. Unë mundohem të ndihmoj dhe këshilloj gjithkënd në fushë, por nuk mund t’i mësoj të gjithë sepse gjithashtu jam i përqendruar për të bërë ndeshjen time. E kam thënë çdo herë që na duhen 11 kapitenë në fushë. Ishte një mbrëmje e madhe”, ka përfunduar Vanajldum.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Përflitet se do të mungojë kundër Anglisë, ja e vërteta për Armando Brojën

Delo.autor

Trajneri i Spanjës: Morata duhet ta meritojë vendin në Kombëtare

Sadik.Autor

E BUJSHME/ U dëmtua përpara sfidës ndaj Spezias, ja koha e rikuperimit të sulmuesit Rebic…

Delo.autor

Leave a Comment