Futboll Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ ​Zidane po shqyrton ofertën e Manchester Unitedit

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është duke e shqyrtuar mundësinë për ta pranuar ofertën e Manchester Unitedit për t’u emëruar në pozitën e trajnerit, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Mourinho u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje.

Bota e futbollit u trondit kur Zinedine Zidane u bëri publik lajmin për largimin e tij nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar. Francezi nuk e ka marrë drejtimin e asnjë klubi këtë sezon dhe tani është i papunë, pasi që nuk dëshironte ta pranonte ndonjë ofertë para se të fillojë sezoni 2019/2020.

Pasi që ish-sulmuesi i Manchester Unitedi, Ole Gunnar Solskjaer, u emërua në pozitën e trajnerit deri në fund të sezonit, Zidane mbetet favoriti për t’u emëruar përfundimisht trajner i “Djajve të kuq” gjatë verës së vitit të ardhshëm,

Ai është duke e shqyrtuar mundësinë për ta pranuar ofertën e Manchester Unitedit dhe burime të afërta me të kanë zbuluar për AS se ai synon të kthehet si trajner sezonin e ardhshëm.

Related posts

LIVE/ Kukësi në avantazh ndaj Luftëtarit

Q.Autor

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Ylli Manaj nuk di të ndalet, realizon një “PERLË” me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United shfaq interes për Richarlisonin e Watfordit

Sadik.Autor

Leave a Comment