Futboll Premier League Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Ja si festuan lojtarët e Man Unitedit për largimin e portugezit… (FOTO)

Futbollistët e Manchester Unitedit u gëzuan mjaft shumë kur e morën lajmi se Jose Mourinho ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit dhe madje The Mirror raporton se ata kishin festuar së bashku në dhomat e zhveshjes.

Para se të merrej vendimi për shkarkimin e portugezit, drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, ishte takuar me futbollistët për t’i pyetur ata për mendimin e tyre për Mourinhon, dhe vetëm dy prej tyre, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic, e kishte mbajtur anën e portugezit.

Pogba ishte futbollisti i cili kishte festuar më së shumti pasi që marrëdhënia e tij me trajnerin tanimë ishte prishur plotësisht. Megjithatë, problemet mes këtyre të dyve përfunduan dje, kur u bë e ditur se Mourinho ishte shkarkuar.

Ky lajm kishte ndikuar në mënyrë dramatike në atmosferën në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit, Carrington. Pogba ishte lideri i festimeve në zhveshtore, përderisa edhe shumë lojtarë të tjerë nuk mund ta fshihnin gëzimin e tyre.

“Askush nuk dëshiron që dikush ta humbë punën, por ishte një atmosferë plotësisht e ndryshme pasi që lojtarët ishin të lumtur përsëri, ishin duke buzëqeshur edhe kur vazhduan me stërvitjet”, ka thënë një burim i The Mirror.

“Atmosferë mes një dite më parë dhe asaj dite ishte sikur nata me ditën”.

Related posts

Sergio Busquets në dyshim për ndeshjen çerekfinale të Barcelonës në Champions

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Napoli. Rezultati 1-1

Delo.autor

Mourinho: “Fenomeni” Ronaldo është më i mirë se Cristiano…

Sadik.Autor

Leave a Comment