Futboll Premier League Sport

SHKARKIMI/ Pogba zgjodhi rrugën e gabuar pas lajmit për Mourinhon… (FOTO)

Paul Pogba zgjodhi rrugën e gabuar për të reaguar pas lajmit se Jose Mourinho u pushua nga puna, paraditen e së martës.

Mesfushori francez i Manchester United postoi një mesazh në rrjetet sociale, ku shfaqej me një nënqeshje ironike dhe shkruante: “Vendoseni vetë diçiturën”, duke etiketuar edhe Manchester United ndër të tjera.

Mesazhi u fshi pak më vonë, pasi me siguri Pogba e kuptoi gafën, por ishte e kotë, sepse lajmi kishte bërë xhiron e botës.

Mesazhi i kampionit të botës ishte një ironi e hapur drejtuar ish-trajnerit të vet, me të cilin kishte shumë probleme, aq sa konflikti mes tyre ishte bërë publik dhe jo rastësisht në ndeshjet e fundit Pogba e ka nisur nga stoli.

Gjithsesi, Manchester United është turpëruar edhe nga këto veprime të Pogba-së, ndaj ka ndërmend ta gjobitë me një shifër të konsiderueshme mesfushorin. Mediat britanike sigurojnë se bëhet fjalë për gjobë me 6 shifra, pasi klubi kërkon të tregojë se futbollistët nuk janë mbi trajnerin dhe klubin, sado të rëndësishëm e të mirëpaguar qofshin.

Edhe reagimi ndaj veprimit të Pogba ka qenë i ashpër mes tifozëve, ndërsa ish-legjenda e klubit Gary Neville komentoi në postimin e Pogba: “Vendose dhe ti një diçiturë”.

Related posts

KUPA E ANGLISË/ Manchester United mposht Wolves në “Old Trafford”

Delo.autor

Leo Messi nuk e dëshiron yllin e PSG-së në Barcelonë

Q.Autor

VIDEO/ Asensio shpëton Realin, hap të madh drejt gjysmëfinales

Q.Autor

Leave a Comment