Futboll Premier League Sport

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Shaqiri: Më dërguan shumë mesazhe kur ndodhi kjo gjë, nuk mendoj se…

Në vazhdimin e intervistës së tij, Shaqiri ka lartësuar Kloppin dhe mënyrën se si luan ai, ashtu siç bëjnë shumica e lojtarëve të tij, një mënyrë që i ka shërbyer shumë mirë Liverpoolit për të pasur një fillim të mirë në Premier Ligë.

Megjithatë, në të vërtetë, duket e pamundur që pa dy golat e kosovarit Jose Mourinho të shkarkohet dhe të largohet nga Old Trafford. Pushtimi i Unitedit që kishte bërë Mourinho të largohet, edhe pse Shaqiri kurrë nuk do të lejonte që të harroi vendin e tij dhe ndikimi që Anfield pati, edhe nëse do të dëshironte ta bënte këtë.

“Kisha shumë mesazhe nga miqtë e mi kur ndodhi kjo gjë”, ka thënë Shaqiri pasi që Mourinho është shkarkuar.

“Kishte shumë mesazhe të mira për ndeshjen kundër United, në fillim dhe më vonë, kur lajmi u dha për Mourinhon, kisha një mesazh: ‘Ky është faji i jotë!’ Por ky është futbolli ndonjëherë. Nuk mendoj që pse e fituam ne atë ndeshje United mori vendim ta ndryshoi menaxherin e tyre. Ka arsye të tjera që kanë të bëjnë me një histori. Në këtë histori gjithmonë do të jetë e imja”.

“Jam shumë i lumtur që skuadra ka fituar. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe jam shumë i kënaqur që kam pasur ndikim në një ndeshje të tillë të rëndësishme. E kam njohur me parë se ka rivalitet të madh mes Liverpool dhe Man United por të shënosh dy gola në këtë ndeshje ishte shumë e mrekullueshme. Kurrë nuk do ta harrojë këtë ndeshje. Ishte një ditë speciale, jo vetëm për mua por edhe për klubin, gjithashtu edhe kthimi në vendin e parë gjithmonë është i mirë”.

Related posts

SHQIPËRI-ÇEKI/ Çekët godasin dy herë traversën! Asani lë fushën i dëmtuar, mbyllet pjesa e parë

F.autor

Vllazninë e lënë VETËM/ Javën e ardhshme priten zhvilllime të reja për “kuqeblutë”

Sadik.Autor

Simone Vrsaljko ‘mallkon’ veten, kërkon rikthimin në Itali

Q.Autor

Leave a Comment