Futboll La Liga Sport

PAS TRANSFERIMIT/ Ja pesë arsyet pse Barcelona e zgjodhi Murillon…

Barcelona e transferoi Jeison Murillon para se të fillojë janar, kjo për shkak se ata dëshiruan që mos ti komplikojnë gjërat gjatë afatit kalimtar.

Por cilat janë pesë arsyet pse ata zgjodhën kolumbianin për Barcelonën.

1. Nuk ka kohë për përshtatje të lojtarëve

Murillo vazhdimisht ka luajtur në Spanjë duke luajtur më parë për Granada, Cadiz dhe Las Palmas, si dhe për klubin e tij të deritashëm Valencia, përderisa në një kohë ai ka qenë i huazuar edhe në Serie A ku ka luajtur për Interin. Koha e tij në Valencia ishte e mirë deri erdhi Marcelino ku ai pati një seri lëndimesh, pas të cilave nuk pati formë të mirë.

2. Ai nuk llogaritet si lojtar jo spanjoll

Murillo ka edhe shtëtësi spanjolle, si i tillë, regjistrimi i tij në skuadër nuk do të jetë problem për katalunasit sepse ata nuk do ta kishin problemin me të sikurse Yerry Mina.

3. Një marrëveshje e mirë

Barcelona ishin të qartë se ata duan të nënshkruajnë me një mbrojtës në janar që nuk kushton shumë para, dhe Murillo ishte zgjidhja e duhur. Lojtari nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe tërë bota e ka ditur se ai dëshironte të largohej nga Valencia për një marrëveshje më të vogël se dy milionë euro.

4. Problemet në mbrojtje

Logjikisht, Barcelona hynte në afatin e janar me një numër të madh lëndimesh, i fundit nga Thomas Vermaelen derisa lëndimi i Samuel Umtitit.

5. I ri dhe me përvojë

Me vëtëm 26 vjet, Murillo ende ka kohë që të tregojë vlerat e tij pasi që deri me tani ai ka luajtur për dy klube të mëdha, për Interin dhe Valencia, e po ashtu edhe për Kolumbinë. Mbi të gjitha, Valverde e njeh mirë atë, pasi që ka qenë trajner i tij dhe me të ka luajtur më së miri si mbrojtës.

Related posts

REZULTATET E LIGËS SË KOMBEVE/ Ukraina fiton me Sllovakinë, Danimarka “leksion” Uellsit

Isa.Autor

Islanda i përgjigjet Agueros, realizon me anë të Finnbogason (VIDEO)

Sadik.Autor

KONSIDEROHET TEPRICË TEK REALI/ Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment