Futboll Sport

PATRIOTI I CR7 GODET MODRIC/ Nani: Nuk duhej të ishte mes 3 finalistëve të “TOPIT TË ARTË”

Një nga talentet e futbollit portugez, që ka luajtur me klube si Manchester United, Sporting, Lazio dhe Fenerbahce, thotë se Luka Modric nuk e meritonte as për të qenë në mesin e tre kandidatëve finalistë për “Topin e Artë”, i cili iu dha kroatit për këtë vit, pas 10 viteve dominim absolut të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në këtë çmim prestigjioz individual.

Në një intervistë me të përditshmen sportive portugeze “Record”, Nani ka thënë: “Modric është një futbollist shumë i mirë në rolin e tij. Por, në të vërtetë, nuk e meritonte ta fitonte “Topin e Artë” para Ronaldos, Messit, Neymar e ndonjë tjetri.

Ronaldo do të kishte qenë fituesi i drejtë i këtij çmimi për vitin 2018. Duhet të biem të gjithë dakord se lojtarët më të mirë në botë janë ata, që vendosin fatin e ndeshjeve në mënyrë individuale, që bëjnë ndryshimin në klubet e tyre.

Kjo është ajo që ka ndodhur me Ronaldon, i cili ishte deri në verë në të njëjtin ekip me Modric. Vetëm në korrik u transferua te Juventusi dhe ende vazhdon të thyejë rekorde.

Pozicioni dhe forca konkuruese e Ronaldos, si fizike, ashtu edhe mendore, është e paarritshme nga askush. Ai është konkuruesi më i madh, përveç në PlayStation, lojë të cilën nuk di ta luajë“.

Related posts

PARALAJMËRON INTERIN/ Spalleti: Më duket se dikush ka abuzuar me kritikat, më vjen…

Isa.Autor

JUVENTUS LUAN NË PRITJE/ Ja dy sulmuesit që lakmohen në merkaton e janarit…

Delo.autor

LIVE/ Shpërfytyrohet Shqipëria e Mustedanagiç, 3 gola të pësuar në 20 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment