Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Pista më e dashur për fansat rinovon deri në vitin…

Gara e Çmimit të Madh të Australisë, ajo që zakonisht çel Botërorin e Formula 1, do të qëndrojë në kampionat deri në vitin 2025. Si organizatoreët e kësaj gare ashtu dhe drejtuesit e Formula 1 kanë konfirmuar marrëveshjen mes palëve.

Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2023, por palët kanë vendosur ta shtyjnë atë edhe me dy vite të tjera (në vitin 2025 përkon 30-vjetori i garës së parë në Melburn). Në fakt, gara e parë e zhvilluar në Australi daton në vitin 1985 dhe deri në vitin 1995 garohej në pistën e Adelajde.

Nga viti 1996 dhe deri më sot, gara u spostua në Melburn, aty ku zakonisht është zhvilluar sfida e parë sezonale. Pista e Melburnit është ndër më të preferuarat për publikun e këtij sporti, teksa në 3 vitet e fundit janë regjistruar 900 mijë tifozë në “Albert Park”.

Related posts

Spektakël dhe gola në 45 minuta, KOSOVA luan një futboll të “çmendur” ndaj Maltës

Isa.Autor

SITUATA TEK SKËNDERBEU/ Takaj i sinqertë: Duam titullin, por mendojmë vetëm për UEFA-n

Isa.Autor

Botërori “Rusi 2018” / Mbappe, Neymar, Cavani dhe top-formacioni i 1/8 finale

Isa.Autor

Leave a Comment