Futboll La Liga Sport

NJERIU I REKORDEVE/ Kampioni që s’njeh moshë po përjeton një RINI të dytë

Pas largimit nga Real Madrid, Iker Casillas dukej se do të harrohej, se nuk do të kishte patur më lavdi përveç asaj të shijuar me “Los Blancos”. Por nuk ka ndodhur kështu dhe ai feston tani 100 fitoret e arritura në Champions League, po aq sa Cristiano Ronaldo, por edhe kualifikimin e 19-të në 1/8-at e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube: një rekord.

Kush mendonte se Casillas do të ishte i parëndësishëm larg Madridi-t e ka patur gabim, sepse ai po përjeton një rini të dytë mes shtyllave të Porto-s. Si në kampionatin portugez, ashtu edhe në Europë, sepse është bërë lojtari i vetëm me 20 sezone në Champions dhe të hënën, në momentin e shortit që do të hidhet në Nyon, do të jetë i pari me 19-të kualifikime në 1/8-at. Gjithmonë si protagonist.

Historia e Iker Casillas është më e njohur për të kaluarën e tij te Real Madrid dhe Spanja, por madhështia e portierit, që sot luan në Portugali, konfirmohet edhe nga shifra të tjera rekord. Debutimi i tij në Champions ka ardhur më 15 shtator të 1999-ës, në Athinë: 3-3 kundër Olympiacos.

Tri ditë më parë kishte debutuar në La Liga me Real Madrid. Ishte vetëm 18 vjeç dhe në atë edicion fitoi Champions League-ën e tij të parë, 3-0 kundër Valencia-s së Hector Cuper në Paris. Vetëm një herë nuk ka arritur të kualifikohet në 1/8-at në 20 vitet e tij në Champions: në 2015-ën, viti i tij i parë te Porto, i eliminuar në fazën me grupe. Më pas vetëm gëzime. Sepse, përveçse është një nga lojtarët më jetëgjatë në Champions, ai është edhe një nga më fituesit.

Casillas ka 88 fitore me Real Madrid dhe 12 me Porto-n. Para tij, një gjë të tillë e ka bërë Cristiano Ronaldo me të cilin ka luajtur për shumë vite në “Bernabeu”, por Iker është në avantazh për sa i takon numrit të ndeshjeve të luajtura: 177 kundër 162 të portugezit. Dhe aventura nuk ka ndërmend të ndalet, me Porto-n që pret të njohë kundërshtarin e 1/8-ave në Champions dhe kryeson kampionatin në Portugali.

Related posts

Starti i keq i Interit, Spalletti: Jemi anti-askushi!

Isa.Autor

RIVALË NË MERKATO/ “Djajtë e Kuq” dhe Manchester City në “LUFTË” për të “RRËMBYER” Iscon, ja ofeta “GALOPANTE”

Delo.autor

ATLETIKË/ Izmir Smajlaj konfirmon formën e shkëlqyer, rekord kombëtar në Ditën e Kërcimeve

Delo.autor

Leave a Comment