Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA FRSONONE – MILAN/ Luhet për dy objektiva të kundërt

Dy skuadra me objektiva të kundërt do të përballen këtë të mërkurë, teksa Frosinone e vendeve të fundit do të presë në shtëpi një Milan që kërkon kthimin në Champions League.

Vendasit po zhvillojnë një sezon shumë zhgënjyes, siç tregon fitorja e vetme e marrë në 17 ndeshjet e kampionatit të luajtura deri tani (1 fitore, 6 barazime, 10 humbje). Për më tepër, ata kanë marrë vetëm dy nga 15 pikët e fundit që kanë pasur në dispozicion (2 barazime, 3 humbje).

Fatkeqësisht, faktori fushë nuk është në favorin e Frosinone-s, që nuk ka arritur të marrë asnjë fitore (4 barazime, 4 humbje) para publikut vendas. Në fakt, vendasit kanë sulmin më të keq të kampionatit në ndeshjet e luajtura në shtëpi (6 gola) dhe mbrojtjen e dytë më të keqe (16 të pësuar).

Ndërkohë, Milan është vetëm një pikë larg Lazio-s, që mban vendin e katërt në klasifikim, por paraqitjet e bëra në ndeshjet e fundit kanë ngrritur shumë dyshimë, duke parë se kuqezinjtë kanë arritur të marrin vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit që kanë luajtur në kampionat (1 fitore, 3 barazime, 1 humbje).

Gjithashtu, skuadra e Gennaro Gatuso-s ka patur shumë ulje-ngritje në transfertë, edhe pse ata kanë humbur vetëm dy nga tetë ndeshjet e luajtura në këtë sezon (2 fitore, 4 barazime, 2 humbje). Milan nuk ka pësuar gol në dy nga tri ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë.

Frosinone nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit (4 barazime, 3 humbje). Duke marrë parasysh vetëm ekipet e gjysmës së sipërme të renditjes, Milan ka sulmin më të keq (24 gola) dhe mbrojtjeen  pestë më të mirë (19 të pësuar).

Related posts

“Rusi 2018”, burg ëndrrash për huliganët anglezë

Sadik.Autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, Nis pjesa e dytë. Bardheblutë menjëherë në sulm

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ De Biasi flet nga karantina: Do të ketë futboll, para dhe pas COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment