Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA WATFORD – CHELSEA/ Golat duhet të jenë një garanci në këtë takim

Kjo ndeshje mund të jetë një festival golash. Ndeshjet e Watford në shtëpi vazhdojnë të jenë argëtuese, me tetë të fundit në kampionat që kanë dhuruar mbi 2.5 gola për takim.

Megjithatë, vendasit kanë pësuar dy ose më shumë gola në dy takimet e fundit  të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi kundër skuadrave që janë mes katër të parave në renditje. Këto takime janë pjesë e një ecurie prej dy ose më shumë golash të pësuar në ndeshjet e luajtura në shtëpi nga Watford, me shtatë nga tetë golat e fundit që kanë ardhur në pjesën e dytë.

Ndërkohë, pesë transfertat e fundit të Chelsea-t në Premier League kanë sjellë mbi 2.5 gola (3 fitore, 2 humbje). “Blutë” kanë pësuar të paktën një gol pas pjesës së parë në tri transfertat e fundit të kampionatit.

Tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë mbi 2.5 gola. Për më tepër, të dy ekipet kanë shënuar në pesë nga gjashtë përballjet e fundit direkte.

Related posts

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”, Rubin Hebaj realizon pas gabimit të Ilion Likës (VIDEO)

Delo.autor

TREGON AMBICIET DHE ZBULON DY EMRA KLUBESH/ Sulmuesi Uzuni: Nuk dua thjesht listën te Kombëtarja

Delo.autor

“NE JEMI NJË NGA FAVORITËT”/ Lewandowski jep kushtrimin e fortë, “kërcënon” rivalët e Champions League

Delo.autor

Leave a Comment