Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAZIRAT NË DERBIN PARTIZANI-TIRANA/ Hodhën flakadanë në fushë dhe thyen stolat e stadiumit

Një ditë pas derbit Partizani-Tirana, ku pati edhe trazira policia thotë se janë arrestuar 4 persona ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se personat e arrestuar janë: Aleksandër Papazjan, Sulejman Plaku, Saimir Plaku dhe Luis Plaku.

Personat e arrestuar gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

Sipas policisë një nga të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesëmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani, vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Partizani të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

Nga shërbimet e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. P., 24 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Ky shtetas, gjatë intervistimit nga shërbimet e Policisë, fillimisht ka pohuar se nuk ka qenë i pranishëm në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjes, por pas këqyrjes së pamjeve filmike, ka rezultuar se ka qenë pjesmarrës dhe pasi ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja, ka goditur punonjësin e shërbimit të sigurisë;

– S. P., 19 vjeç, S. P., 28 vjeç dhe L. P., 18 vjeç, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi Xh. Z., 25 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për shoqërim.

Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë si të dyshuar se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv, konkretisht: I. V.;  D. I.;  E. K.;  H. T.;  E. T.;  E. L.;  A. T.;  M. M.;  E. T.;  A. M.;  M. S.;  R. Z.;  G. A.;  E. V.,  E. E. dhe K. Sh., të cilët pas marrjes së deklarimeve u lanë të lirë.

Këta shtetas, gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur lëndë piroteknike në fushën ku zhvillohej ndeshja dhe pas përfundimit të saj, kanë dëmtuar stolat.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

PRESIDENTI I “FSHF”/ Armand Duka: Suksesi i Euro 2016 do të përsëritet, 2018 vit i projekteve të mëdha

Delo.autor

TJETËR TRIUMF NË MIQËSORE/ Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Delo.autor

AS RONALDO DHE AS POGBA/ Prioriteti i vetëm i Juventusit është rinovimi me yllin e ekipit…

Delo.autor

Leave a Comment