Futboll Sport

PËRGJAKET INTER-NAPOLI/ 4 tifozë në spital, 1 në gjendje të rëndë

Dueli ndërmjet Interit dhe Napolit nuk përfundoi pa incidente duke u shoqëruar me disa episode të pakëndshme me protagonistë tifozët e të dyja skuadrave.

Katër persona janë plagosur me mjete prerëse në afërsi të stadiumit “Giusseppe Meazza”. Një person është transportuar me urgjencë në spitalin Sacco të Milanos, pasi rrezikonte të humbiste jetën.

Tre persona të tjerë, të përfshirë në një zënkë pak para nisjes së takimit, u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore për t’u kthyer më pas në stadium për të ndjekur ndeshjen.

Edhe 43 vjeçari që ishte më rëndë, pas ndihmës së parë mjekësore është në kushte të qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën.

Kujtojmë që Interi fitoi me vështirësi 1-0 ndaj Napolit.

Related posts

E FUNDIT/ ROMA ofron 40 milionë euro për lojtarin më të SHPEJTË NË BOTË

Isa.Autor

Refuzoi Hitlerin/ Zbuloni sesi e vranë yllin e Austrisë që mahniti në Botërorin e vitit 1934

Sadik.Autor

4 ndeshje në 9 ditë, masakrohet fusha e “Selman Stërmasit”

Q.Autor

Leave a Comment